Venecia: Nuk ka asnjë arsye për shkarkimin e Presidentit

446
Sigal

Kreu i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio deklaron se opinioni i komisionit është se nuk ka “tejkalim kompetencash” nga Presidenti Meta.VOA: Nuk janë kushtet për shkarkimin e Metës.Tërhiqet dhe Kryeministri Rama, nuk ka shkelje kushtetuese por ligjore

Kryeministri, i detyruar nga qëndrimi i Komisionit të Venecias, tërhiqet nga akuzat drejtuar Presidentit

Rama: Nuk kishte shkelje kushtetuese nga Meta, por vetëm ligjore

 Pasi mori një shuplakë të fortë nga Komisioni i Venecias, kryeministri Edi Rama ka nisur tërheqjen nga akuzat për pakushtetutshmërinë e Presidentit të Republikës. Tetë ditë para se të publikohej opinion përfundimtar I Komisionit të Venecias, (raporti u publikua sot) kryeministri, Edi Rama, do të deklaronte “Presidenti ka kryer një akt ekstrem në shkelje të Kushtetutës, që mund të kishte pasoja.. Vlera themelore e arsyetimit të Venecias është Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën. Kjo nuk diskutohet dhe të predikosh që këtë nuk e gjen të shkruar, është e gabuar”

Deklarata u bë në një studio televizive me 3 tetor. Ndërsa dje përmes një postimi në facebook teksa komenton konkluzionet e Komisionit të Venecias kryeministri nuk përmend fare termin shkelje të kushtetutës por vetëm shkelje ligjore. Konkretisht:

1- Presidenti veproi në mungesë të bazës ligjore kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në Kushtetutë e në ligj.

2-Anulimi i zgjedhjeve dhe më tej shtyrja e tyre cenoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur.

3-Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve, nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta, përndryshe këto parti do të fitonin mundësinë të pengonin çdo proces zgjedhor.

Kryeministri Ramë e ka kuptuar se Komisioni i Venecias nuk u bë dot palë me mazhorancën, që të jepte një opinion për të dhënë shkas për shkarkimin e Presidentit Meta. Qëndrimi i Komisionit të Venecias , natyrshëm, do të ndikojë shumë edhe në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, kur ajo të marrë vendimin, pavarësisht se çfarë do të vendosë Komisioni Parlamentar Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Tërhiqet Komisioni i Venecias, nuk ka ‘tejkalim kompetencash’ nga Presidenti Meta

Komisioni i Venecias ka rrëzuar Draft-Opinion e raporterëve që erdhën në Tiranë me ftesë të Kuvendit, është tërhequr dhe nuk e ka përfshirë në opinionin final, gjetjen paraprake se Presidenti Meta ka “tejkaluar kompetencat”, duke anuluar dhe më pas caktuar një datë të re për zgjedhjet lokale. Ky ishte edhe argumenti që mazhoranca dhe mediat pranë saj, përdorën gjerësisht për të krijuar përshtypjen se Presidenti ka shkelur Kushtetutën. Me sa duket, informacioni shterues i dërguar nga Presidenti i Republikës, ka bërë që Komisioni të amendojë draftin e rrjedhur në media pak kohë më parë. Pika 99 kështu ishte. Ndaj, Presidenti tejkaloi kompetencat e tij sipas Kushtetutës së pari duke anuluar, më pas duke shtyrë zgjedhjet lokale. I mbetet Parlamentit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse kjo mund të konsiderohet “shkelje serioze”, e cila do i hapte rrugën shkarkimit të Presidentit. Ndërsa është formuluar kështu: I mbetet Parlamentit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse anulimi dhe më pas shtyrja e zgjedhjeve konsiderohet shkelje e Kushtetutës dhe nëse shkelja i përket një natyre serioze, e cila do mund të lejonte shkarkim të Presidentit. Të marra së bashku, kjo mund të përmbajë elementë për Kuvendin drejt një mendimi se edhe pse Presidenti mund të ketë tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale pa një bazë të veçantë ligjore, këto akte mund të mos plotësojnë kriteret e nevojshme të një serioziteti të mjaftueshëm në rrethanat për të autorizuar një shkarkim të Presidentit. Është hequr paragrafi tejkalim. Dhe burime nga salla e Venecias që kanë qeshur me argumentet e Taulant Ballës dhe i kanë kërkuar llogari se pse e keni publikuar një draft raport që nuk ishte përfundimtar dhe ishte klasifikuar si sekret nga ne për ju.