Venecia e jep “notën” për “Vetting”-un më 7 dhjetor, KE vendos më 15 dhjetor

415
Sigal

Në datën 7 dhjetor, Komisioni
Venecias do të japë opinionin përfundimtar për ligjin e vettingut, në 7
dhjetor. Burime pranë këtij Komisioni pohojnë, se është zhvilluar një mbledhje
paraprake, për të marrë në shqyrtim kërkesën e Gjykatës Kushtetuese. Nga kjo
mbledhje, Ky opinion merret parasysh për vendimin e Këshillit Europian për
negociatat për Shqipërinë, pavarësisht se çfarë vendos dhe kur do të mblidhet
Gjykata Kushtetuese. Këshilli i Ministrave të BE-së do të mblidhen pas
datës 15 dhjetor, kur edhe pritet të vendosin për rekomandimin e Komisionit Evropian
për çeljen ose jo të negociatave me BE-në. Ndërsa opinioni përfundimtar do të
jepet në 7 dhjetor dhe përgjigja e Venecias do t’i përcillet ambasadorëve
të unionit të atashuar në Bruksel. Pala shqiptare do të njihet zyrtarisht me “notën”
përfundimtar të Komisionit të Venecias në datën 9 dhjetor.