Vendoret, Topi: Mendojmë të bëjmë koalicion në këto zgjedhje

72

Në prag të zgjedhjeve lokale kreu i FRD, Bamir Topi thotë se po mendon për një koalicion, por nuk e saktëson me cilën parti. Nga Kuçova, Topi tha se këto zgjedhje nuk bëhet vetëm për kryetarin e Bashkisë por edhe për këshillin Bashkiak, që sipas tij në shumë raste është përdorur për qëllime të mbrapshta.

“Ne konkuruam me dinjitet në zgjedhjet 2013-s dhe sot jemi një parti shumë e strukturuar. Sa herë që ka zgjedhje, partitë tentojne që ta elektrizojne dhe politizojnë situatën, të bëjnë retorikë politike por nuk japin llogari për ate që ka kaluar. FRD mendon të futet në këto zgjedhje në koalicion por në jemi të gatshëm të shkojmë edhe vetëm në zgjedhje”, deklaroi Topi.

Sipas tij përplasjet politike e kanë lënë kryeqytetin e vendit ne nje gjendje mizerabel. “Politika sot është një kaos, politikanët nuk dine ku jane dhe ku kanë kokën, Parlamenti është inefiçent”, theksoi Topi.