Vendoret, Meta i bindur: Koalicioni i majtë fiton Bashkinë e Tiranës

452
Pavarësisht se koalicioni i majtë ende nuk e ka bërë publike emrin e kandidatit për bashkinë më të madhe në vend për zgjedhjet e 21 qershorit, kryetari i LSI-së Ilir Meta ka thënë se fitorja është e sigurt dhe me një diferencë të madhe. Gjatë një bashkëbisedimit me të rinjtë e LRI-së, kryetari i Kuvendit ka shprehur besimin e tij se kadidati i koalicionit të majtë do fitojë Bashkinë e Tiranës. 
Unë jam një votuese për herë të parë, sa vlerë ka vota ime? 
Meta: Pa asnjë diskutim që vota juaj ka shumë vlerë dhe vlerën asaj nuk ia jep pjesëmarrja e juaj fizike në ditën e votimit por angazhimi juaj i përditshëm jo thesht politik por edhe shoqëror. Ia jep formësimi i vazhdeshëm i ëndërrave, i aspiratave që nuk realizohen vetvetiu. Nëse ne lëmë një boshllëk një tjetër do ta mbush atë. Nëse ju nuk merrni pjesë e nuk shprehni për të ardhmen tuaj dikush tjetër do vendos. Zgjedhjet e fundit lokale do mbahen mend për faktin se në një bashki kaq të madhe patëm një odise pa fund të numërimit, e të rinumërimit. Njerësit kanë kuptuar rëndësinë e madhe që ka dhe një votë e vetme për të ndikuar në vendimarrje. Në rastin konkret LSI-ja apo Aleanca e majtë nëse nuk do arrinte objektivin, jo vetëm që kishe humbur mundësinë por do ndiheshe dhe fajtore. Por në këtë rast diferenca do jetë e madhe. Mëgjithatë çdo qytetar duhet të marrë pjesë në votime si dhe të rrisë dhe kërkesën e llogarisë ndaj pushtetarëve. Ju jeni përfaqësues të një force shumë të madhe dhe keni mundësi të ndiheni mirë.
Në takimin e zhvilluar, kreu i Kuvendit u pyet prej të rinjve edhe për çështje të arsimit dhe tregut të punës. Meta tha se reforma në arsim i jep përparësi edukimit profesional për të orientuar të rinjtë drejt tregut të punës.
“Sot edukimi profesional ka një rëndësi të madhe. Sipërmarrjet vendase dhe të huaja kërkojnë gjithnjë e më shumë punonjës të kualifikuar, por e kanë të pamundur për shkak se në të shkuarën i është dhënë përparësi shkollës së lartë. Me një profesion keni punën e garantuar dhe me një pagë të mirë”, deklaroi Meta, duke ftuar të rinjtë që të ndjekin studimet në ato degë që ka nevojë vendi. 
Ju jeni sulmuar shumë në jetën politike, a ja ka vlejtur gjithë kjo apo jeni penduar? Çfarë këshille i jepni një të riu për të vazhduar një karrierë në politikë?
Meta: Që ta fillojmë me një shprehje popullore që pema me kokëra goditet kjo nuk shkon. Politika është pjesë e jetës dhe vet jeta është një luftë e vazhdueshme. Politika është një rrugë me sfida, të gjitha sfidat dhe përplasjet i shërbejnë kalitjet e një politikani dhe rritjes së tij për të kaluar dhe sfida më të forta. Në çdo fushë secili që ka synime sa më të larta duhet të paguaj dhe një çmim sa më të lartë.
Jam kryeministre e shkollës Qemal Stafa, si duhet të bëhem e sukseshme si ju? 
Meta: Unë jam bërë kryeministër 30 vjeç, ju 18…apo mos e shtova? 17 më fal. Besoj se vetë zgjedhja që ju kanë bërë në shkollën tuaj, patjetër që tregon se ju jeni atje se jeni e suksesshme, me këto parametra të rinj që kanë dalë për kryeministrin, ju jeni në rrugë të mbarë se po shkoni drejt lartësisë së Edi Ramës. 
Kryetari i Kuvendit tha se deri në fund të vitit 2017 duhet të realizohet ulja e moshës së votimit deri në 16 vjeç. Kjo sipas Metës iu jep të drejtën të rinjëve të kenë mundësinë për tu shprehur si për pushtetin vendor apo qëndror. 
Si i trajtoni ju fëmijët tuaj?
Meta:Përpiqem të gjej sa më shumë kohë që të kaloj më ta. Jam tolerat por jam edhe kërkues, kjo varet dhe nga vet fëmijët. Toleranca është relative. Është e rëndëishme që ata të kërkojnë sa më shumë nga vetja, kjo është e rëndësishme. Çdo i ri duhet të kërkojë më shumë nga vetja, kërkesat janë më shumë të mëdha. Ajo që nuk toleroj është gënjeshtra dhe mashtrimi, tek notat edhe toleroj. Edhe 9 shoqja e 10 është. 
Sigal