Vendoret e 21 qershorit, Elbasani e Vlora, dy Bashkitë e para që do çertifikohen nga KQZ

387
Vlora dhe Elbasani do të jenë Bashkitë e para që do të marrin çertifikimin e rezultatit nga KQZ e do të konfigurojnë ekipin drejtues, kryetarin e Bashkisë dhe Këshillin Bashkiak.
Të mërkurën, Komisoni Qëndror i Zgjedhjeve do të çertifikojë fillimisht tabelën përmbledhëse për votat e krerëve të 2 Bashkive dhe po në të njëjtën ditë, do të ketë vendimmarrje edhe për Këshillat Bashkiakë.
Por çertifikimi i rezultatit do të vonojë për Bashki të tjera të mëdha, për shkak të 57 kërkesave ankimore të depozituara nga subjektet politike, kryesisht parti të vogla.
Peng i ankesave është Tirana për shkak të ankesës së PAD, apo edhe Vora nga ankimi i LSI, por edhe në bashki si Lezha apo edhe Kurbini.
Çertifikimi i rezultatit të zgjedhjeve sipas Kodit Zgjedhor, vjen pas kalimit të 5 ditëve afat, për të ankimuar vendimin e KQZ për rezultatet në Bashki e Këshilla bashkiakë.
“Rezultatit përfundimtar i zgjedhjeve shpallet jo më vonë se 5 ditë nga data e shpalljes së rezultatit për shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore dhe pasi të kenë përfunduar proçedurat e ankimit”, sipas këtij kodi.
Ndërkohë, pas çertifkimit nga KQZ, krerët e Bashkive duhet të marrin në gjykatë një vërtetim të mandatit për kryetar Bashkië, pasi sipas ligjit për organizimin e pushtetit vendor “Mandati i kryetarit të Bashkisë vërtetohet nga Gjykata, në juridiksionin e së cilës përfshihet Komuna ose Bashkia përkatëse, brenda 20 ditëve nga data e shpalljes së rezultatit të zgjedhjes së tij”.
Sigal