Vendimi për Tahirin/ Manjani-Ramës: përse tu tha pështyma, po sikur …

631
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar sot pas vendimit të gjykatës për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Manjani shkruan se Ramës i iku goja vetëm për një arrest shtëpie, imagjinoni sikur dënimi të ishte më i rëndë.
Postimi i Manjanit:
Përse ju tha pështyma Kryeministrit?!
Një arrest shtëpie dhe u mek… Flet e shkruan jerm. Vaj halli po të ishte më e madhe gjëma!!
Kërkon drejtësi të pavarur nga “… diplomatët”?!
Me cilët diplomatë ta ketë vallë?! Me Rusët?! ????????
Si u bënë të këqinj krejt pa pritur këto Ambasadorët?! Ata na bënë reformën, kushtetutën!
Vërtetë nuk kemi parë asgjë, akoma! Zgërlaqja e Rilindjes dhe poshtërsitë e politikës do bëhen gjithnjë e më të dukshme…
Të presim e të shohim!
Ndërkohë, për çështjen Tahiri vërtetë do duhet të presim deri në fund! Deri sa të ketë një vendim gjyqësor të formës së prerë!
Sigal