Vendimi “Miratimin e dëmshpërblimit financiar për ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist”

547
Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 09 Maj 2018
1. Miratimin e dëmshpërblimit financiar për ish-të dënuarit politikë, kategoria parësore, sipas listës “Aneksi A – Dënim me burg, izolim në hetuesi, izolim në institucion mjekësor”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 
2. Masa e dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë të bëhet me këste, sipas kritereve dhe kufijve të përcaktuar në nenin 12, të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar. 
3. Shuma e llogaritur të transferohet në një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë. Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues të bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në llogaritë personale të tyre, të hapura në bankat e nivelit të dytë, sipas përcaktimeve të ligjit nr.9831, datë 12.11.2017, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar. 
4. Ngarkohen ministri i Drejtësisë dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Vendimi “Për trajtimin e disa familjeve që preken nga zbatimi i projektit “Lidhja e rrugës Transballkanike me superstradën Fier – Vlorë”
1. Në vendimin nr.58, datë 21.1.2015, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon:
a) Në pikën 1, fjalët “… përfitojnë nga programi social i strehimit pagesën e qirasë për një periudhë trevjeçare …” zëvendësohen me “… përfitojnë nga programi social i strehimit pagesën e qirasë deri në sistemimin me strehim në një nga programet që parashikon ligji për strehimin. …”. 
b) Pas pikës 1 shtohen pikat 1.1. dhe 1.2., me këtë përmbajtje: 
“1.1. Financimi i qirasë për familjet përfituese për vitin 2018 të mbulohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave. Për periudhën në vijim, financimi i nevojshëm të mbulohet 50% nga buxheti i shtetit që akordohet për strehimin, dhe 50% nga buxheti i Bashkisë Vlorë.
1.2. Financimi i qirasë të bëhet pas verifikimit nga Bashkia Vlorë të gjendjes ekonomike dhe sociale të familjes, sipas parashikimeve të ligjit për strehimin.”.
c) Kudo në përmbajtjen e vendimit, emërtimi “Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit” zëvendësohet me “ministria përgjegjëse për strehimin”.
Për përcaktimin e përbërjes strukturore e të shpërblimit të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Sportit 
1. Përcaktimin e përbërjes strukturore të Këshillit të Lartë të Sportit, i cili kryesohet nga ministri përgjegjës për sportin dhe ka në përbërje të tij 12 (dymbëdhjetë) anëtarë dhe 1 (një) sekretar, si më poshtë vijon:
a) Përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë anëtar;
b) Përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Futbollit anëtar;
c) Përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Basketbollit anëtar;
ç) Përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Volejbollit anëtar; 
d) Përfaqësuesi i Institutit të Kërkimit Shkencor të Sportit anëtar;
dh) Dy përfaqësues nga biznesi anëtar;
e) Tre personalitete të sportit anëtar;
ë) Një jurist anëtar;
f) Një gazetar sportiv anëtar; 
g) Një specialist nga MASR-ja sekretar. 
Këshilli i Lartë i Sportit thirret si rregull nga ministri përgjegjës për sportin, jo më pak se 3 (tre) herë në vit.
5. Anëtarët e Këshillit të Lartë të Sportit shpërblehen për pjesëmarrjen në mbledhje, sipas përcaktimeve të kuadrit ligjor në fuqi.
Sigal