Vendimi/ Kush është gjyqtarja e parë e Kushtetueses që kalon vettingun

141
Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha është gjykatësja e parë që kalon filtrin e vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KLP) vendosi konfirmimin në detyrë të gjyqtares Vitore Tusha, pasi është figurë e pastër dhe e përshtatshme për sistemin e drejtësisë.
“Vitore Tusha është figurë e pastër dhe e përshtatshme për sistemin e drejtësisë dhe kalon procesin e vettingut ”- tha kryetarja e KLP.
Gjyqtarja është marrë në rivlerësimi nga KPK për të parë pasurinë e saj dhe anën profesionale, por sipas vendimit të dy testet i ka kaluar me sukses.
Anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha i kishte mbaruar mandati, por do të qëndrojë në detyrë deri në zëvendësimin e saj. Kalimi me sukses i Vettingut nuk e njollos figurën e saj, duke i lënë të lirë rrugën për të vijuar karrierën në sistemin e drejtësisë.
Kujtojmë se pak javë më parë, KLP shkarkoi gjyqtarin e Kushtetueses, Fatos Lulo, pasi nuk justifikonte pasurinë e tij.
Kush është Vitore Tusha:
Vitore Tusha është diplomuar në vitin 1983 në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Nga viti 1983 deri në vitin 1990 ajo ka punuar si përmbaruese gjyqësore në Tiranë dhe prej 1990 deri në 1992 si avokate. Në periudhën 1992-1994, Tusha ka ushtruar detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Tiranës dhe në vitet 1994-2001 atë të gjyqtares në Gjykatën e Kasacionit, ku nga viti 1999 deri në vitin 2001 ka udhëhequr kolegjin civil të kësaj gjykate.
Tusha ka një karrierë të gjatë akademike. Nga viti 1986 e në vazhdim ka qenë lektore e së Drejtës Civile dhe Procedurës Civile pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe Shkollës së Magjistraturës. Ne vitin 2008 ajo u zgjodh gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese.