Vendimi i Gjykatës së Durrësit, Kujtim Cakrani: Ky veprim u jep mundësinë të gjithë atyre që nuk pajtohen me vendimin e gjykatës të rihapin çështjet

443
Sigal

Avokati Kujtim Cakrani ka reaguar për vendimin e gjykatës së Durrësit që i dha sot mandatin kandidates së PS për bashkinë. Dy ditë më parë, e njëjta gjykatë e rrëzoi kërkesën e PS për t’i dhënë mandatin. Kjo tregon kauzën në të cilën ndodhet sistemi i drejtësi pasi sipas Cakranit ky veprim i hap rrugën dhe mundesitë për të gjithë ata që kanë humbur proceset gjyqësore ta rihapin çeshtjen.

Ja postimi i tij i plotë:

Me këtë që ndodhi në gjykatën e Durrësit, ku e njëjta kërkesë me të njëjtin kërkues dhe të njëjtin objekt, rishqyrtohet pas dy ditësh pasi vendimi parë nuk ishte në favor të palës kërkuese, ky veprim i hap rrugën dhe mundesitë gjithë ata që kanë humbur proceset gjyqësore apo s’janë dakord me vendimin e gjyqtarit mund ta rihapin përsëri çështjen me një gjyqtar tjetër, deri sa ta fitojnë atë!
Si precedent mund ti referoheni vendimit të sotëm të gjyqtarit të Durrësit!
Po ku jeni ju mor konstitucionalistë, avokatë dhe juristë pse nuk dilni të flisni në mbrojtje të sigurisë juridike? Shtetit ligjor dhe atij të së drejtës!
Apo keni frik nga partia e Miladinit! Hakë keni se ata të heqin qafe shembujt i kanë dhënë…