Vendimi i Opozitës së Bashkuar/ Më 16 shkurt do fillojnë protestat e mëdha në gjithë vendin, për largimin e Edi Ramës nga pushteti

602
Sigal

Më 16 shkurt Opozita do organizojë nisjen e protestave të mëdha

Më në fund, opozita vendosi që të organizojë protesta. Dje, kryesia e re e PD-së u mblodh dhe mori vendimin që data 16 shkurt do të jetë edhe dita e nisjes së protestave të mëdha opozitare. Protesta do të nisë në orën 11:00, ndërsa do të paraprihet nga protesta të tjera në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka emëruar dje drejtor të kabinetit, Dorjan Telitin. Ende nuk dihet nëse opozita do të marrë pjesë në jetën parlamentare, nëse do të shkojë në komisionet parlamentare dhe në seancat plenare.