Vendimi i Kushtetueses për KLD Meta: Do ta trajtojmë me respekt!

439
Sigal

TIRANE – Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është shprehur se nga ana e tij, Kuvendi i Shqipërisë do ta presë me respekt vendimin e marrë dje nga Gjykata Kushtetuese lidhur me rrëzimin e kërkesës së Presidetit Bujar Nishani për shpalljen si antikushtetuese të ligjit për KLD-në, por u pranuar pjesërisht kërkesa e Partisë Demokratike

Kjo pasi Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar Nenin 4, që ka të bëjë me shkarkimin e anëtarëve të KLD-së, me anë të të cilit u larguan nga kjo detyrë ish-zëvendëskryetari Elvis Çefa dhe ish-anëtarit Lulzim Lelçaj.

Por pavarësisht kësaj, kryeparlamentari Meta është shprehur se nga ana e tij Kuvendi do ta shohë me respekt vendimin e Kushtetueses, pasi siç tha ai, ky vendim nuk ka ardhur ende në Parlament.

“Do të shohim me shumë qetësi çdo akt të Gjykatës Kushtetuese të zbardhur, dhe do të jemi shumë të vëmendshëm. Do ta shikojmë kur vendimi të mbërrijë tek ne. Do të tregojmë vëmendjen dhe respektin maksimal. Është Kuvendi ai që do të vendosë.” tha Meta

Ditën e martë gjykata kushtetuese Gjykata ka rrezuar kërkesën e kreut te shtetit për te shpallur anti-kushtetues nenin 7 te ligjit per Këshillin e Larte te Drejtësisë. E për rrjedhojë Presidenti i Republikës ka humbur një tjetër betejë ndaj maxhorancës në Gjykatën Kushtetuese. Në ankimin e tij kreu i shtetit kërkonte që të shfuqizohej neni 7 që detyron presidentin të propozoje nënkryetarin e KLD nga radhët e anëtareve qe zgjidhen nga parlamenti.

Ndërkohë kjo Gjykatë ka pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen anti-kushtetues të ligjit për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Kushtetuesja ka shfuqizuar vetëm Nenin 4 të tij, që parashikonte shkarkimet e anëtarëve si në rastin e dy prej tyre Çefa dhe Lelçaj. Ndërkohë që të enjten Gjykata do të shqyrtojë padinë e vetë KLD kundër këtij ligji.