Vendimi i CDU/CSU, Vasili pas falenderimeve të Ramës: I marrosur, të shtuan kushtet

548
Sigal

Ish-kreu u grupit parlamentar Petrit Vasili ka reaguar pasi ka reaguar pasi Grupet Parlamentare të Koalicionit Qeverisës CDU-CSU dhe SPD në Bundestagun Gjerman vendosën sot se për Shqipërinë nuk ka hapje të negociatave pa plotësuar 9 kushte kryesore dhe disa nënkushte të tjera.

Në një status në rrjetet sociale, Vasili e quan kryeministrin Edi Rama të marrë pasi ky i fundit falenderoi Gjermaninë për vendimin.

KRYEMINISTRI U MARROS!! Kryeministri falenderon Gjermanine se u shtuan kushtet,se per hapje negociatash per Shqiperine nuk behet fjale gjekundi. Mbase i marri falenderon per Maqedonine,qe i hap negociatat ne janar,”– shkruan Vasili në Facebook.

Bundestagu gjerman publikoi raportin ku theksohet mjaft qartë se Shqipëria po kalon një krizë të rëndë poltike dhe se nuk ka hapje të negociatave për vendin tonë, pa plotësuar nënëtë kushtet kryesore dhe pa uz gjidhur kriza. Një ndër pikat kryesore . janë procedimi penal për ata që janë përfshirë në blerje votash dhe një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërine e votimeve të 30 Qershorit.

Menjëherë pas këtij vendimi, Rama bëri një status në rrjetet sociale ku falenderonte Gjermaninë për vendimin.