Vendimi gjyqësor që i rrezikon mandatin deputetit të PS Artan Gaçi

Ditën e sotme deputeti i PS Artan Gaçi shpreh se nuk kishte asnjë dënim apo gjobë në asnjë vend të Europës, por sipas një dokumenti të publikuar nga Opinion.al, deputeti Gaçe ka qenë pjesë e një procesi gjyqësor në gjykatën e Durrësit në vitet 2006-2007 me akuzën e kontrabandës.
Atij i është dhënë një dënim me gjobë 200 mijë lekë, por ai është shpallur i pafajshëm më pas dhe gjoba nuk është më e vlefshme.
Por, burime nga Prokuroria bëjnë më dije se në formularin e parë që ka dorëzuar deputeti socialist ky fakt nuk ëhstë përfshirë. Çka sipas ligjit parashikon hetim për falsifikim dokumentacioni.
Po sipas Prokurorisë, në një formularin e dytë që deputeti ka dorëzuar jashtë afateve të KQZ-së, shihet se Gaçe e ka shtuar vendimin e gjykatës.