Vendime të reja ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Gjermanisë për ekonominë dhe punësimin

413
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka miratuar një sërë vendimesh të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me shërbimet publike, si ekonominë, sigurinë, punësimin. Një marrëveshje që qeveria ka miratuar është ajo me BERZH për shërbimet publike. Një marrëveshje e rëndësishme është ajo midis qeverisë shqiptare dhe Gjermanisë për mbështetje në ekonomi dhe punësim. Gjithashtu, është nënshkruar marrëveshje edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo në fushën e sigurisë dhe kontrollin e narkotikëve.
Sigal