Vendi vakant në Gjykatën e Lartë, Presidenti fton partitë për mendim

477
Sigal

TIRANË-Ditën e djeshme Presidenti Nishani ftoi krerët e grupeve parlamentare në këshillime për përcaktimin e kritereve konkrete për emërimin e një anëtari të Gjykatës së Lartë. Në njoftimin zyrtar të presidencës bëhet e ditur se, “në vijim të procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Gjykatës së Lartë për të siguruar një përbërje cilësore, ditën e martë, më datë 4 mars 2014, do të organizojë takime këshillimore me krerët e grupeve parlamentare për emërimin e një anëtari të Gjykatës së Lartë si pasojë e vakancës së krijuar si rrjedhojë e përfundimit të mandatit të gjyqtarit Ardian Dvorani. Në këto takime, duke filluar nga ora 10:00 deri në 13:15 të martën, janë ftuar të marrin pjesë krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste, të Partisë Demokratike, të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet si dhe të Partisë Republikane”. Po ditën e djeshme, konform praktikës në raste të tilla, njoftimi i mësipërm, përveçse në media, u është dërguar zyrtarisht dhe krerëve të partive politike që janë ftuar të jenë më datë 4 mars 2014 në Presidencë, për të dhënë mendime lidhur me kandidaturën e një vendi bosh në Gjykatën e Lartë, në vend të përfundimit të mandatit të gjyqtarit Ardian Dvorani.