Vendet e Evropës nuk i besojnë më raportet e Këshillit Evropian

451
Sigal

Gazetarja shqiptare Erisa Zykaj, e cila jeton e punon në Bruksel ka treguar se çfarë ndodh në selinë e BE-së në lidhje me situatën në Shqipëri. Gazetarja Zykaj: Vendet anëtarë të BE-së nuk i besojnë më raporteve të Komisionit Evropian. Ata kanë diplomatët e tyre, ambasadorët e tyre, kanë raportet e institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, kanë raporte të organizatave të ndryshme. Komisioni Evropian mund të ketë raportin e tij, por ministrat e Jashtëm të BE-së kanë raportet e veta dhe shikojnë gjendjen e vërtetë në të cilën ndodhet Shqipëria, ndryshe nga e paraqesin raportet e Komisionit Evropian. Kur mblidhen Ministrat e Jashtëm të BE-së për të marrë vendimet e tyre për të hapur negociatat, ata nuk bazohen tek raporti i Komisionit Evropian, por kanë raportet e tyre. Kujtojnë se Këshilli i Ministrave të BE-së nuk hapi negociatat me Shqipërinë në qershorin e 2018-s, edhe pse Komisioni Evropian kishte përgatitur raport pozitiv për Shqipërinë, pasi kryetarët e shteteve evropiane nuk iu besuan Mogherinit dhe Vllahutinit.