Veljanoski: Ngjarja e Kumanovës ishte një përpjekje për destabilizimin e Maqedonisë

375
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë,Trajko Veljanoski gjatë asamblesë parlamentare të vendeve të SEECP që po mbahet në Tiranë, u shpreh se ngjarja e Kumanovës ishte një përpjekje për destabilizimin e Maqedonisë dhe se operacioni i kryer me profesionalizëm nga ana e policisë bëri të mundur neutralizimin e grupit kriminal, terrorist.
“Fatkeqësisht ne në Maqedoni përballemi me këtë fakt në një mënyrë tragjike, por arritëm të parandalojmë përshkallëzimin e tensioneve. Aksioni i policisë i kryer me shumë profesionalizëm e neutralizoi grupin kriminal terrorist, të cilët donin të dëmtonin rëndë Republikën e Maqedonisë edhe të përbënin një kërcënim për të gjithë rajonin. Kjo ngjarje e pakëndshme nënvizon nevojën për një integrim më të shpejtë të rajonit në NATO dhe BE”, tha Veljanovski.
Sigal