Velija prezanton 24 administratorët e tij, për shërbimet ndaj qytetarëve

390
Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Velija do të prezantojë sot 24 administratorët e tij për të administruar shërbimet ndaj qytetarëve. Gjatë fjalës së tij, Veliaj pohoi se këta administratorë do jenë më afër shqetësimeve të komunitetit, ndërsa theksoi se nuk do të ketë shërbime me dy standarde për komunat apo qytetin, bashkinë e madhe të Tiranës. Nga ana tjetër, kryebashkiaku i ri i Tiranës i lëshoi një mesazh të qartë për të gjithë ata që do të caktohen në këtë detyrë të re në llojin e saj në Bashkinë e Tiranës, ndërsa theksoi se ata nuk janë përfaqësues më të partive politike. “Tek unë do gjeni një zyrë të hapur, një telefon të hapur, 24 orë. Por ashtu, siç i kam pritshmëritë e mija, ashtu do keni dhe një kërkesë llogarie sesa pritshmëria që kam për secilin prej jush. Propozimet tuaja kanë ardhur si fillim nga partitë politike. Ne administratën tuaj do valëviten dy flamuj, ajo e Shqipërisë dhe ajo e bashkisë, të tjerat do parkohen siç u bë gjatë zgjedhjeve lokale të 21 qershor.”, pohoi Veliaj.
Sigal