Veliaj zbulon SMS/ Zyrtarët e PD nxisin artistët

497
Sigal

Dëgjesa e artistëve dhe arkitektëve ditën e djeshme me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për Teatrin Kombëtar nisi me përplasje të këtij të fundit me aktorin Neritan Liçaj. Pas akuzave të Liçajt, si përfaqësues i Aleancës për mbrojtjen e Teatrit, se kreu i Bashkisë nuk njihej si negociator në këtë proces, Veliaj zbuloi disa mesazhe ku sipas tij tregohej se “disa artisë po përdoren nga PD për luftë politike”. Në fotot e treguara nga kryebashkiaku Veliaj, janë zbuluar disa mesazhe se si drejtues të Sindikatës së Artistëve, marrin urdhra direkt nga zyrtare të PD, lidhur me kohën se kur duhet të flasin, si duhet të sillen dhe çfarë duhet të thonë. “Nga mesazhet e fotografuara që avokatja militante e PD, Mirela Jorgo, i dërgonte zyrtarëve të PD duket qartësisht se si ishte inskenuar gjithçka, duke nxjerre zbuluar planin e PD për prishjen e dëgjesës.