Veliaj: Transport publik ku integrohen dhe rrethet, kundërshtari riciklon premtimet

467
Kandidati i ASHE për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj ka prezantuar sot programin për transportin urban dhe parkimet në kryeqytet. Veliaj theksoi se në 4 vite janë bërë investime të pakëta pa cilësi. Ai u shpreh se me hartën e re administrative sipas të cilës Tiranës i bashkohen edhe 13 komuna të reja transporti publik nuk mund të funksionojë vetëm brenda unazës së kryeqytetit. Duke folur për vendet e parkimit, tha se në 4 vitet e shkuara nuk është ndërtuar asnjë vend i ri parkimi dhe për këtë akuzoi qeverisjen e Bashës.
“Çdo ditë në Tiranë qarkullojë 140.000 makina. Mesatarisht secila makinë bën 4-5 rrugë në ditë. Ndodhin 800.000 udhëtime në ditë. Këto shkaktojnë problem të jashtëzakonshëm me trafikun. Në 4 vitet e fundit edhe transporti publik ka pasur degradim. Gjysma e banorëve të Tiranës përdorin autobusin dhe transportin publik. Tirana e re e 21 qershorit do jetë një Tiranë ku bashkohen 13 komuna të tjera. Nuk mund të kemi transport publik që i shërben vetëm unazës së Tiranës pa integruar edhe rrethet. Në 4 vite nuk u krijua një vend parkimi shtesë. Pasi nuk i mbjatën premtimet në 4 vite po i riciklojnë të njëjtat dhe thonë se janë të burrave të mirë. E mbani mend sherrin që u bë për nënkalimin tek sheshi Rilindja, kush kalon aty e kupton që trafiku nuk është lehtësuar edhe flamujt u zbehen. Ndërtimi i Unazës së Madhe vetëm tani kemi ecur shpejt”, tha Veliaj.
Sipas tij, premtimi më spektakolar i tyre ishte ai për tramvajin që është kthyer në barcoletën më të përfolur. “Dje dëgjova programin, po mirë nëse Luli e kishte premtuar tramvajin dhe projekti ishte i sukseshëm ky tjetri pse nuk e premtoi. Kjo tregon se ne jemi në drejtimin e duhur, pasi edhe ata vetë e kanë kuptuar që njerëzit nuk duan barcoleta por veprime konkrete”, tha Veliaj.
Sigal