Veliaj: Të zgjojmë Tiranën nga gjumi, e ta ndërtojmë siç duhet

440
Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për kryetar Bashkie në Tiranë, Erion Veliaj, zhvilloi pasditen e së enjtes takime elektorale me banorët e njësive 3, 4 dhe 8 në kryeqytet. Duke përmendur sërish projektet e tij për Tiranën, Veliaj tha se skuadra e tij po punon për të çuar kryeqytetin në drejtimin e duhur.
Ndërsa tha se në 4 vite nuk është bërë asgjë konkrete për Tiranën, kandidati i ASHE-së i kërkoi kryeqytetasve votën më 21 qershor, duke u bërë thirrje që të mos lënë pa ushtruar të drejtën e tyre të votës.
“Kemi pritur 4 vite që të vijë dita që ta marrim mbrapsht Tiranën. Është koha që koalicioni që e do Tiranën “Zonjë” ta marrë e ta çojë në drejtimin e duhur. Na duhen edhe 10 ditë që kryeqyteti të shkojë në drejtimin duhur. Me ne, Tirana është në drejtimin e duhur, me fuqinë tuaj, bekimin dhe votën tuaj. Duhet ta çojmë Tiranën nga gjumi 4-vjeçar, ta pastrojmë dhe ta ndërtojmë ashtu siç duhet”, tha Veliaj.
Sigal