Veliaj takohet me Presidentin Thaçi, kryebashkiaku: “Bashkëpunim konkret mes Shqipërisë dhe Kosovës”

440
Sigal

Kryebashkiaku Veliaj takohet me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim
Thaçi


Gazeta Telegraf/ 


Veliaj:
“Bashkëpunim konkret mes Shqipërisë dhe Kosovës”

Thaçi: “Shumë
krenar për punën e shkëlqyer që po bëhet në Tiranë”

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në
një takim zyrtar Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili
shoqërohej nga Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi dhe Ministri i
Infrastrukturës, Lutfi Zharku. Kryebashkiaku Veliaj i uroi fillimisht
Presidentit Thaçi mirëseardhjen në Tiranë, ndërsa vlerësoi marrëdhëniet e
shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve tona. Gjatë takimit, u theksua se
zbatimi i marrëveshjeve dhe nismave bashkëpunuese që dy qeveritë qendrore dhe
ato lokale kanë arritur mes tyre, do të rrisin edhe më tej përfitimet e
shqiptarëve në të dy anët e kufirit.

 

Më pas, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhanë një deklaratë për
mediat, ku theksuan angazhimin e tyre për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin.

 

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që pritëm
presidentin e Kosovës, mikun tonë Hashim Thaçin, mikun e të gjithë qytetarëve
të Tiranës. Kjo është shtëpia jote e dytë dhe jemi gjithmonë të lumtur të
presim në Tiranë. Më vjen mirë se kemi pasur disa rastësi shumë të bukura këtë
javë: Sapo kemi përfunduar rrugën më të mirë, më të bukur dhe më të çmuar në
qytet, quhet rruga e “Kosovarëve”. Mezi pres që bashkë me ambasadën t’ia kushtojmë
posaçërisht miqësisë me Kosovën, për të gjitha njohjet, krushqitë, vëllazëritë
dhe familjet që janë krijuar nga kjo lidhje. Rruga e vendosur në një zonë shumë
të bukur të Tiranës, pranë liqenit, por një zonë që ka edhe shumë histori, sepse
aty ka qenë kampi më i madh i refugjatëve nga Kosova në Tiranë dhe ndoshta ka
qenë momenti ku çdo shqiptar i Shqipërisë dhe i Kosovës është ngritur në
lartësinë e thirrjes së kombit dhe vëllazërisë për njëri-tjetrin”, u shpreh Veliaj.

 

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pasi
falenderoi kryetarin e bashkisë për mikpritjen, vlerësoi ndryshimin që po pëson
Tirana nën drejtimin e tij. “Edhe për mua është një kënaqësi e veçantë që sot
takohem me mikun, vëllain, kryetarin e Bashkisë në Tiranë, të cilin dëshiroj që
ta uroj dhe përgëzoj për punën e tij të shkëlqyer, brilante dhe fantastike që
po bën për të ndryshuar dhe modernizuar Tiranën, që secilin prej nesh të na
bëjë të ndihemi mirë dhe shumë krenarë me Tiranën e re, me Tiranën europiane.
Një Tiranë të cilën e kemi ëndërruar, shpresuar të gjithë, e këtë ëndërr të të
gjithëve ne, po e bën realitet Erioni. E uroj dhe e përgëzoj, urimet më të
mira!”, u shpreh Presidenti Thaçi në fjalën e tij.

 

Gjithashtu, kryebashkiaku Veliaj e njohu Presidentin e
Kosovës edhe për një sërë nismash bashkëpunimi që Bashkia e Tiranës, së bashku
me bashkitë e tjera që drejtohen nga shqiptarë përtej kufijve shtetërorë të
Shqipërisë, kanë ndërmarrë në funksion të mirëqenies së shqiptarëve. “E informova
presidentin për qëllimin tonë, që në prag të festave të Nëntorit, të bëjmë një
mbledhje të bashkive e komunave kryesore të shqiptarëve këtu, në Kosovë,
Maqedoni, Mal të Zi dhe në Serbinë Jugore, por jo për t’u fokusuar në
folklorizma, por për t’u marrë konkretisht si mund të përmirësojmë jetën e
qytetarëve shqiptarë në qytetet që menaxhojmë dhe ishte privilegj që morëm edhe
bekimin e presidentit dhe mbështetjen e tij për këtë nismë, sepse besoj që kur
shqiptarët jetojnë mirë, janë edhe të mëdhenj”, deklaroi Veliaj.

 

Një tjetër nismë e përmendur nga Veliaj ishte edhe ajo
për të organizuar këtë fundjavë së bashku me disa komuna dhe bashki shqipfolëse
të Maratonës së Tiranës. Veliaj theksoi rolin që luajnë shqiptarët e Kosovës në
zhvillimin ekonomik mes dy vendeve. “Kemi disa sipërmarrës nga Kosova që kanë
shprehur interesin të investojnë në hoteleri-turizëm në qytetin e Tiranës.
Tirana ka një bum turistik dhe të nevojës për mikpritje. Kemi sot një
marrëdhënie shumë më të fortë me importuesit, sidomos të fruta-perimeve, kemi
disa biznese kosovare që tashmë kanë aplikuar për të hapur magazinat e tyre në
Tiranë. Mezi pres që të bëjmë shumë dhe ardhja e Presidentit është një lajm i
mirë dhe një garanci se ky përkushtim do të vazhdojë nga të dyja palët”,
përfundoi fjalën e tij kryetari i Bashkisë së Tiranës.