Veliaj reagon pas protestës: Qyteti do triumfojë mbi barbarinë

451
Sigal

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas protestës së banorëve të “Astirit” të cilët kundërshotjnë prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre, pa u dëmshpërblyer në vlerën 100%.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Veliaj, pasi më herët tha se “shperllarët” nuk do të ndalnin dot zhvillimin e qytetit, shkruan se qyteti do të triumfojë mbi barbarinë.

Në vijim ai publikon fotot e disa efektivëve të Policisë Bashkiake, të cilët janë lënduar gjatë përplasjes me banorët.

Postimi i plotë:

Mirënjohje të thellë policëve bashkiakë për qytetarinë e treguar përballë partisë së dhunës, hurit e zjarrit! ?

Shërim të shpejtë oficerëve të plagosur!

Si tek Lodrat, Sheshi Skënderbej dhe Pazari i Ri, puna do e mundë dhunën, dhe qyteti do triumfojë mbi barbarinë!

Ta harrojnë, Tirana nuk ndalet më!✌