Veliaj: Punojmë për Tiranën, larg bindjeve politike

412
Sigal

 

Bashkia e Tiranës iu përgjigjet me punë atyre që shajnë dhe shpifin çdo ditë. Kështu iu është drejtuar kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, kritikëve ndaj punës së tij, teksa inauguroi rikualifikimin urban të bllokut të banesave në Fushën e Aviacionit, një hapësirë prej rreth 14.7 ha, duke e vënë theksin tek investimet në çdo zonë të Tiranës, pavarësisht bindjeve politike. Ka ardhur koha që tani të fokusohemi te puna, të mos merremi me fjalë e sharje, me shpifje, por të tregojmë që në të gjitha zonat, qoftë në periferi, qoftë në qendër, qoftë në ato që kanë votuar në një mënyrë apo në një tjetër, Bashkia e Tiranës ka një politikë të vetën, punën me investim konkret, tha Veliaj. Investimin dhe ndërhyrjet moderne në infrastrukturë në këtë zonë i ka vlerësuar edhe deputetja e PS, Vasilika Hysi. Këtu përfituesit janë banorët e ardhur nga rrethet e tjera të Shqipërisë dhe me këtë lloj infrastrukture, kam besimin e madh që shumë shpejt zona do të urbanizohet dhe do ketë standardet e duhura, tha Hysi. Në bllokun urban të Fushës së Aviacionit, me rreth 5000 banorë,  bashkia ka ndërhyrë në 18 segmente, me asflatimin errygëve, ndërtimin e trotuareve, shtrirjen e rrjetit të kanalizimeve,  vendosjen e ndriçimit, si edhe infrastrukturën për personat me aftësi të kufizuar.