Veliaj përuron shërbimin e-kioskë në Tiranë

658
Sigal

Nga dje qytetarët e Tiranës dhe të zonave përreth nuk kanë nevojë të presin në radhë për të marrë një dokument. Madje, këto dokumente mund t’i marrin edhe në fundjavë. Njësoj si një bankomat, njësitë administrative të Tiranës ofrojnë shërbimin e-kioskë, i cili të jep mundësinë që në pak minuta të tërheqësh një certifikatë, leje apo aplikosh për një kërkesë në Bashkinë e Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte në Njësinë Administrative 5 të Tiranës, për të përuruar shërbimin e ri të e-kioskave, që do të funksionojë pranë të gjitha njësive administrative. “Jam shumë i lumtur që fillojmë një projekt pilot si e-kioska. Ndonjëherë harrojmë se koha që kalojmë në radhë, po mblidhet, është baras me 9 ditë në vit. Pra, 9 ditë ia kushtojmë radhës për të marrë një dokument, që fare mirë mund të printohet nga shtëpia, në faqen e internetit e-kioksa.al, ose mund të printohet në kioskat e shërbimit të kompjuterizuara, pranë njësive tona të qeverisjes vendore”, theksoi Veliaj.