Veliaj: Nuk përsërisim gabimet e të kaluarës, program i ri i detajuar

458
Kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me banorët e Njësisë 10 ku ka deklaruar se është duke u hartuar një program i detajuar, ndryshe nga e kaluara kur formohej vetëm një projekt i përgjithshëm.
“Për herë të parë nuk do të kemi një program me projekte konkrete të lagjes. Që të mos bëjmë gabimet e kaluara. Të mos kemi një projekt të përgjithshëm, por një projekt të detajuar. Për të gjithë ne që na kanë poshtëruar dhe na morën e votën e ikën, ka ardhur koha që ta ngremë kokën lart dhe të themi Tirana është e jona ta çojmë në drejtimin e duhur.”- tha Veliaj.
Sigal

Xhafaj: Veliaj ka ndërtuar jetën e tij do rindërtojë edhe punën në qytet

Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj gjatë një takimi me banorë të Njësisë nr 10 bashkë me kandidatin e së Majtës për bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj, tha për këtë të fundit se është një person që ka jetuar me hallet e këtij qyteti dhe ka ndërtuar jetën e tij vet. Një njeri i tillë sipas Xhafajt është në gjendje te rindërtojë edhe punën në një qytet.
“Erioni nuk është i importuar në këtë qytet, është djalë në këtë qytet. Është lindur, ka jetuar me hallet e këtij qyteti dhe ka ndërtuar jetën e tij vet. Një njeri i tille është në gjendje të rindërtojë edhe punën në një qytet. Erioni nuk është rastësisht ne politike. Nuk më pëlqen kur dikush kërkon t’ia tjetërsojë. E njoh unë dhe koleget e PS, Erioni kishte karrierën e tij, kishte luftuar në jetë, i kishte hedhur hapat me dy këmbët e tij. Hyri ne politiken si Erion Veliaj, me MJAFT. Na kritikonte dhe kishte të drejtë. Ne kishim gabime dhe prandaj u larguam nga pushteti. Kishte guximin të përballohej me qeverinë. Vazhdoi në politikë në saj të emrit dhe punës së tij. Mori një ministri që s’kishte emër dhe e ktheu me emër dhe plotësisht në funksion të qytetareve. Prandaj dhe është kandidat për këtë rol.”- tha deputeti i PS, Fatmir Xhafaj.