Veliaj në Zall-Herr: Bashkia do të jape fonde dhe grante për fermerët

43
Kandidati i mazhorancës për bashkinë e Tiranës Erion Veliaj në Zall-Herr garantoi fermerët se ka projekte konkrete për ta. Veliaj premtoi nga ngritja e qëndrës së veterinarisë dhe agronomisë, dhënien e granteve dhe projekte të rëndësishme në infrastrukturë.
Fermerët do të ndihmohen nga bashkia në shitjen e prodhimit të tyre nëpëmjet qëndrës së veterinarisë dhe agronomisë. Kandidati i mjatë për bashkië Erion Veliaj premtoi nga Zall Heri se prodhimet nuk do të kalben më dhe fermerët do të ndihmohen me grante dhe projekte të financuara nga BE.

Erion Veliaj: Është e nevojshme që bashkia ta ketë një qendër të veterinarisë dhe agronomisë për ti orientuar fermerët me pritjen që Shqipëria të hapi negociatat me BE. Ne do kemi më shumë mundësi që si bashki të aplikojmë për fonde në BE. Bashkia do të japë fonde.
Veliaj foli me projekte konkrete ne këtë zonë, investime të rëndësishem në infrastrukturë, që sic tha ai do të zgjidhin njëherë e përgjithmonë komunikimin mes fshatarave dhe qëndrës së qytetit.

Erion Veliaj: Ne duam të rehabilitojmë infrastrukturën vaditëse. Fillimisht për fshatrat Zall Her, Qinam dhe Cerkez, është ndërtimi i urës në fshatin Binar ku disponohet projekt për 23 milionë lekë.
Veliaj bëri thirrje që të votojnë për të duke e quajtur 4 vjetë kundravajteje punën e Bashës në bashki.
Erion Veliaj: Tirana të ketë një lagje që quhet Zall Herr dhe që është pararojë e fitores tonë. Ne do fitojmë në Zall Herr, Dajt, Shëngjergj, Petrelë…