Veliaj: Në Tiranë mungon kultura për biçikleta

59
Ditën e pushimit krybashkiaku i Tiranës zgjodhi ta kalojë me fëmijët e apasionuar pas biçikletave. Fillimisht zyrtari i lartë i bashkisë u njoh me problemet me të cilat përballet cdo ditë fëmijët dhe prindërit e tyre të cilët janë përdorues të rregullt të biçikletave. Vetë z.Veliaj pranoi se Tirana ende nuk është gati për këmbësoret dhe bicikletat. “Do gënjeja pot ë thoja që qyteti është gati për pedalim duhen më shumë investime por them se investimi më i madh është në kulturë.” Sipas kryebashkiakut në qytet nuk mungojnë vetëm korsitë e bicikletave por edhe kultura për to “Nëse një qytet nuk mendon për fëmijët e vet, si shkojnë në shkollë, thithin ajrin. Nëse nuk jemi të ndërgjegjshëm atëherë s’kemi kuptuar asgjë nga historia. Do ta kthejmë në traditë, ndoshta një herë në muaj, ose në 4-5 javë të kemi një ditë totalisht pa makina. Në 22 shtator kryetari i bashkisë i ftoi qytetarët ti bashkohen ditës pa makina në kuadër të së cilës Tirana brenda unazës së vogël që do të jetë tërësisht për kryeqytetasit.