Veliaj në Sauk: Duhet një kryetar bashkie që të punojë për Tiranën, jo për partinë

382
Kandidati për kryetar Bashkie për Tiranën i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, Erion Veliaj, ka marrë pjesë sot pasdite në cermoninë e organizuar nga kreu i ALUIZNI-it, Artan, Lame, në Njesinë Nr. 2 në Sauk për e ndarjen e legalizimeve.

Veliaj ne fjalën e tij theksoi se: “Tirana është zgjeruar shumë dhe nuk ka cep të saj që ALUIZNI nuk ka qenë për të marrë masa dhe kujdesur për çdo lagje dhe kryesisht legalizimin e banesave që është një proces në vazhdim dhe është bërë shumë. Ndërsa ALUIZNI vazhdon te punojë, Bashkia i ka lënë lagjet e Tiranës në gjendje të mjerueshme dhe gjithë baltë, sepse kryetari i bashkisë nuk i rri punës te koka, prandaj duhet një kryetarë bashkie që të punojë për Tiranën dhe jo për partinë”.
Po ashtu, Veliaj ka shenjëstruar kandidatin për kryetar të bashkisë së Tiranë, Halim Kosovën, duke e akuzuar se tregon barsaleta dhe nuk ofron ato çfarë u duhen qytetarëve. “Qytetarët sot janë pa ujë, mungon ndricimi i rrugëve, pasi Tirana pas orës shtatë mbytet në errësisë dhe gjysma e Tiranës është e mbutyr në plehra dhe nuk besoj që ka qytetarë apo demokrate që duan të rrinë pa ujë dhe në mjerim, prandaj këto zgjedhje nuk janë politike, por janë për nevojat e qytetarve”, tha Veliaj.

Nga ana e tij, kreu i ALUIZNI-IT, Lame në fjalën e tij u shpreh se “do të bashkëpunojmë shumë pas 21 qershorit me bashkinë dhe kryetarin e ri Veliaj për planin rregullues edhe në këto zona”.
Sigal