Veliaj në njësinë nr.5: Program i detajuar për çdo njësi bashkiake të Tiranës

438
Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, tha sot se javën e ardhshmedo të prezatojë programin e detajuar për çdo njësi bashkiake. Në takimin publik me banorët ezonës së Selitës në njësinë nr.5, i shoqëruar edhe nga deputeti i PS, Pandeli Majko, Veliajdeklaroi se në programin e tij elektoral janë listuar të gjitha ndryshimet që ai do të sjellë për çdolagje të Tiranës.“Në këtë program kemi ekzaktësisht rrugët që do të preken, çerdhet, kopshtet dhe shkollat që dotë hapen, ndërhyrjet që do të bëjmë me ndriçimin, mënyrën se si do të ndërhyjmë për mbledhjene plehrave, që komuniteti të dijë gjërat konkrete që do të realizohen në lagjen e tyre”, tha Veliaj.

Banorët e kësaj njësie theksuan mungesën e qendrave shëndetësore në një kohë kur kjo zonëështë shumë e populluar. Veliaj premtoi ngritjen e katër qendrave të reja të kujdesit parësor, sidhe kalimin e tyre në administrimin e bashkisë.“Bashkia do të fillojë të marrë disa nga këto shërbime, duke filluar me hapjen e katër qendrave tëreja shëndetësore, dy prej të cilave në njësinë 5 dhe në njësinë 7”, vlerësoi ai. Për mungesën ezhvillimit të infrastrukturës, Veliaj tha se zona do të zhvillohet përmes disa projekteve, nga tëcilat përfitojnë të gjithë banorët. Sipas tij, do të mbarojë Parku i Liqenit të Tiranës, do të bëhetrikonstruktimi nga e para e Kopshtit Zoologjik dhe Kopshtit Botanik, në mënyrë që të lidhen menjëri-tjetrin.
Gjithashtu, ai shprehu nevojën e përfundimit të Unazës së re. “Në vend që të ishte një bekim përkëtë lagje, projekti i Unazës së Re u kthye në një mallkim ppër qytetarët nga ndërprerjet e shumtadhe kaosi që ka sjellë. Ne do të fillojmë punën menjëherë për ato pak shpronësime që kanëmbetur dhe do ta përfundojmë”, theksoi Veliaj. “Kemi shumë probleme me mungesën e ndriçimit. Shumica e rrugëve këtu janë në errësirë tëplotë dhe të frikshme për t’u kaluar natën”, shprehu shqetësimin një banor i zonës së Selitës.Duke e cilësuar si një situatë dramatike, Veliaj solli në vëmendje se në Tiranë janë 14 mijështylla ndriçimi dhe punojnë vetëm 4 mijë, të tjerat janë djegur. Sipas tij, Tirana është një qytet iminuar me puseta të hapura poshtë dhe në terr nga lart. “Tirana është një qytet i zhytur në terr.Është një situatë dramatike sidomos për vajzat, gratë apo gjyshet tona”, deklaroi Veliaj.

Në këtë takim, Veliaj mori shkas nga shiu i pasdites për të sjellë në vëmendje situatën e kaluar nëkryeqytet në katër vitet e fundit. “Mjafton vetëm një vesë shiu për të shpëlarë edhe vijat e fundittë bardha që u prit 4 vite për t’u vendosur. Aq qesharake është bërë kjo situatë, ku çdo investim emerr shiu i parë, sa dhe kandidati rival na dha të drejtë kur tha: këta as bojë nuk dinë të zgjedhin,as poça nuk dinë të ndërrojnë, as kapakë pusetash nuk vendosin”, deklaroi Veliaj. Sipas tij, ekipi që e solli Tiranën në këtë derexhe nuk mund të jetë i njëjti ekip që të marrë dhe 4vite të tjera për ta rregulluar atë. Ai theksoi se kjo është arsyeja që ka vendosur që bashkë menjerëzit ta fitojnë Tiranën për ta çuar në drejtimin e duhur. “Shikoni çfarë ndodh sot: i thonëkandidatit tjetër që mos dil me Lulin dhe Saliun nëpër Tiranë sepse njerëzit i urrejnë”, theksoiVeliaj.

Duke vlerësuar se Njësia 5 është lënë pas dore për shkak se njihet si zonë e majtë, kandidatisocialist deklaroi se “banorët e qytetit kanë një shans historik që në 21 qershor, që ashtu si kjolagje është epiqendra e fitores tonë, të jetë dhe epiqendra e investimeve tona në 4 vitet eardhshme”.Ai theksoi se qytetarët duhet të dinë se këto janë zgjedhje për familjet tona. “Por nëse ata merrenduke përgojuar familjet e shqiptarëve, ne do të punojmë për familjet e shqiptarëve. Kjo ështëdiferenca. Ne besojmë se Tirana nuk është vetëm vendi i 1 milionë banorëve, por edhe i 1milionë mundësive. Prandaj, le të shohim sesa të fuqishëm jemi kur jemi bashkë, kur fitojmëbashkë dhe kur punojmë bashkë”, tha Veliaj në fjalën e tij.
Sigal