Veliaj në njësinë 9: Do të auditojmë çdo shkelje që ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës

461
Pas zgjedhjeve të 21 qershorit, Bashkia e Tiranës do t’i nënshtrohet një auditimi për të verifikuarzbatimin e ligjit dhe për çdo shkelje personat përgjegjës do të dërgohen përpara drejtësisë.Kështu u shpreh sot pasdite kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ishte i pranishëm në njësinë nr. 9, nga ku prezantoi programin e detajuar për zgjidhjen e 365 problemeve të identifikuara në këtë zonë. Veliaj deklaroi se kryebashkiaku aktual i ka dhënë lejevetes së tij për të ndërtuar në një kat shtesë mbi katin e 12 të pallatit ku jeton vetë.“Do të auditojmë gjithçka që ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës, do të auditojmë nëse LulzimBasha mori pëlqimin e banorëve të pallatit përpara se t’i jepte leje vetes për të ndërtuar një katshtesë, do të verifikojmë nëse e kanë zbatuar ligjin për 60 lejet e ndërtimit që dhanë, duke iahedhur si lak në fyt Tiranës”, deklaroi Veliaj. Ai tha se auditi do të prekë edhe tenderat që pozhvillohen së fundi. 

“Do të bëjmë një audit për të parë nëse tenderi i fundit, që sapo ka filluar përndërrimin e shtatë të sahateve të ujit brenda një mandati, ka shkelur ligjin. Për herë të parë nëkëto 4 vite Tirana do të ketë drejtësi, kush ka ndërtuar pa leje, qoftë ky edhe kryetari aktual iBashkisë, do të shkojë përpara drejtësisë. Se ne nuk mund të kemi një Tiranë ku ca janë të nënësdhe ca të njerkës”, theksoi Veliaj.Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës solli në vëmendje se lagjet ku banojnë Lulzim Basha,Halim Kosova dhe së fundi edhe në lagja e vjetër e Sali Berishës, janë të mbushura meproblematika. Duke theksuar se ata janë të paaftë për të rregulluar lagjet e tyre, Veliaj renditi tëgjitha problematikat e indetifikuara dhe prezantoi angazhimet konkrete për këtë njësi. “Nënjësinë 9 kemi identifikuar 10 hapësira parkimi abuzive, që do të çlirohen në datën 21 qershor.Ne kemi hedhur në hartë 21 hapësira që janë uzurpuar krejt papritur. Janë 114 probleme meinfrastrukturën që kemi identifikuar në lagjen tuaj”, tha Veliaj, duke shtuar se “nuk ka platformëmë diskredituese kur shikon kundërshtarin që premton po ato gjëra që duhet të ishin bërë në këto4 vjet”.

Një tjetër fushë, ku ekipi i urbanistëve të kandidatit të majtë kanë vërejtur probleme është ajo eobjekteve arsimore. “Ne kemi propozuar që me votën e 21 qershorit të bëjmë një rikonstruksiontotal të kopshtit numër 36. Edhe shkolla Jeronin DeRada është një shkollë që bën mësim me dyturne. Do të ndërtojmë një shkollë të re për njësinë 9, që shkolla Jeronim De Rada të mosshërbejë më me 2 turne”, shtoi Veliaj. Për sa i përket hapësirave të gjelbra, ai tha se janëidentifikuar 12 hapësira, ku ose ka kënde lojërash që janë vandalizuar ose kanë mundësi tëkthehen në kënde lojërash. Sipas tij, në këtë njësi ka dhe 5 hapësira me një mungesë totalegjelbërimi. “Para katër vjetësh, për të fituar votat, slogani ishte “Qytetari është i pari”. Pasivodhën zgjedhjet, slogani u bë ‘Beton, beton, beton’. ‘Gjelbërim, park, lulishte’ është motojajonë. Këtij qyteti i ka ardhur në majë të hundës betoni”, deklaroi Veliaj.Për kandidatin e majtë, në vendin e parë të problematikave për këtë njësi është gjendja e rënduare rrugëve, ku janë identifikuar 170 probleme. Veliaj sqaroi se janë identifikuar 75 rrugë tëamortizuara dhe me gropa, 36 puseta që mungojnë dhe 16 rrugë totalisht pa ndriçim. Këtyreproblemeve, sipas tij, u shtohen 5 lokalitete që janë totalisht në kontrollin e kafshëve të rrugësdhe 36 probleme me sigurinë ushqimore. Për të gjitha këto çështje ai premtoi ndërhyrje pas datës21 qershor.

 Nga ana tjetër, Veliaj solli në vëmendje se krahas ndërhyrjeve përmes projektevelokale, ka edhe projekte të mëdha siç është Bulevardi i ri i Tiranës apo ndërtimi i unazave tëTiranës, që do të ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e banorëve të njësisë 9. “Unazat e Tiranës janënjë proces që do të shohin një përparim të jashtëzakonshëm për t’i përfunduar në këtë mandat.Nëse votoni më 21 qershor drejtimin e duhur ta keni të qartë se po votoni për ndërtimin e unazëssë re që do të çlirojë trafikun”, u shpreh Veliaj.Lidhur me lejen e publikuar në media, që kryebashkiaku i ka dhënë vetes për ndërtimin e një katishtesë, Veliaj deklaroi: “E dini çfarë kishte bërë Luli në 1 gusht vjet, kur ju mendonit se PD ishtenë krizë dhe Tirana nuk menaxhohej. Vjet në 1 gusht, kujt mendoni se i kishte dhënë leje LulzimBasha? 

Lulzim Basha i kishte dhënë leje Lulzim Bashës, për të bërë një kat pa leje aty ku kashtëpinë, në katin e 12. E gjithë Tirana me moratorium për ndërtimet, e gjithë Tirana ndaloindërtimet, e gjithë Shqipëria ndaloi ndërtimet, Lulzim Basha vajti një ditë në punë, pasi kishte 1vit që rrinte në Hollandë dhe i dha leje Lulzim Bashës për të bërë katin e 13”, deklaroi ai.“Pra, e ka bërë një punë. I ka dhënë leje vetes së vet. Përtej humorit, kjo është një shkelje shumëe rëndë e ligjit. Kur kryetari i bashkisë ndërton vetë, kur Tirana e ka të ndaluar ndërtimin dheshton vetë një kat, pyetja është si mund të jesh kaq i pafytyrë që të ulesh në karrigen e kryetarit tëBashkisë dhe t’i japësh një leje të paligjshme vetes tënde? Si ka mundësi që këta kanë kurajëndhe i kërkojnë qytetarëve votën, pasi qytetarët fituan betejën për ndalimin e ndërtimeve me lejetek Liqeni për pallatin e Shkëlzenit? Doktori, që jo vetëm tejkalon lejen, jo vetëm shton kate, jovetëm legalizon një javë përpara se të ndërrohet pushteti, gjithashtu ka kurajën që t’u kërkojëqytetarëve t’i japin votën edhe katër vjet të tjera”, përfundoi Veliaj.
Sigal