Veliaj në njësinë 8: Basha banor lagjeje, s’bëri gjë… jeton në Hollandë

418
Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar edhe ditën e sotme dëgjesat me qytetarët e Tiranës. Sot në mesditë, ai është ndalur në njësinë numër 8 në Tiranë, ku ka dëgjuar shqetësimet e banorëve të kësaj njësie.
Në fjalën e tij, Veliaj ka akuzuar kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha, i cili edhe pse është banorë i kësaj lagje nuk bëri asgjë për të, nuk mbajti asnjë premtim. “Ai nuk është banor i kësaj lagje, ai është banor i Hollandës”, theksoi Veliaj.
“Ne nuk jemi në këtë garë sepse jemi në garë me të tjetër, por sepse e duam Tiranën dhe duam të punojmë për të. Vetëm nëse ne jemi bashkë ne mund të fitojmë. Bashkia ka falimentuar në mirmbajntjen e ekipit të Tiranës. Kush do që të shtohen parqet, kush do që bukuroshja e fjetur të zgjohet nga gjumi i këtyre 4 viteve të zgjohet e të marë drejtimin e duhur dhe ne do ta bëjmë këtë. Çuni i kësaj lagje para 4 viteve dha shumë premtime, por nuk bëri asgjë, nuk bëri tramin, nuk ndërtoi çerdhet e premtuara, nuk bëri asnjë park. Ai vetëm gënjeu për këtë lagje dhe gjithë Tiranës. Tirana ka halle prej vërteti ndaj dhe kërkon punë të vërtetë. Ne kemi bërë thirrje për debat sepse njerëzit duhet ti dëgjojnë ata, nëse nuk vjen kandidati le të vijë Luli sepse dikush duhet të mbajë llogari për gjendjen në të cilën është Tirana. Djali i kësajlagjes që në fakt është i Hollandës duhet të vijë e të japë llogari për gjendjen në të cilën e ka lënë Tiranën”, tha ai. 
Pyetjes së banorëve se çfarë do të bëjë Veliaj për zhvillimin e turizmit në këtë zonë kur të vijë në krye të Bashkisë së Tiranës, ai ju përgjigj se në këtë zonë nuk është bërë asgjë për zhvillimin e turizmit, asnjë investim. Ai tha se Tirana rrethohet nga 13 kala dhe ka shumë perspektiva për zhvillimin turistik, ndaj dhe do ti kushtojë shumë rëndësi këtij sektori.
“Ne jemi keq përsa i përket turizmit. Sot ka më shumë njerëz që në fundjavë ikin nga Tirana sesa ata që vijnë sepse njerëzit nuk gjejnë asgje këtu, asnjë park. Faji për këtë është i Basha, edhe pse ai fajson Ramën. Ai nuk diti të shpenzonte as buxhetin që ju vu në dispozicion për turizmin duke mos bërë asgjë. Na u premtua që në tiranë do të kishte qëndra që informonin turistët, që u bënin guida dhe ju ofronin paketa atyre. Por kjo nuk u bë aspak sepse këta nuk dinë të bëjnë asgjë, madje nuk dinë të menaxhojnë as fondet. Territori në Tiranë është shumë i përshtatshëm për Turizëm duke filluar nga Dajti e në të gjithë Tiranën, por ata nuk bënë asgjë për mirëmbajtjen e tij. Sot çdo fshatarë është qytetarë i Tiranës. Me ndarjen e re janë të gjithë qytetarë të Tiranës . Prandaj ne duhet të promovojmë Tiranën. Askush nuk e di që Tirana sot ka përreth 13 kala”, tha ai 
veliaj
Teksa Veliaj po fliste dhe po i drejtohej për ti dhënë fjalën një qytetari, një tjetër qytetarë ndërhynë duke i ndërprerë fjalën dhe i kujton dasmën e bërë vitin e kaluar.
Veliaj: Do të të përgjigjem por prit të mbarojë fjalën gjyshi. Luli të paska dërguar edhe me uniformë
Qytetari tjetër: Thjeshtësia dhe modestia është ajo që duhet të ketë një qytetarë dhe kjo është ajo që ne e gjejmë tek kandidati i mazhorancës.
Veliaj: Prova kryesorë që takimi i sotëm është i vërtetë është prova e zotërisë militant i PD-së që foli. Po i përgjigjem: Unë nuk kam kompleks nga jeta, familja, varfëria me të cilën jamë rritur, as se kam shitur fiq tek pazari i ri, as se kam shkuar në emigracion në këmbë është ndershmëri sepse nuk ka qytetarë të ndershëm që nuk i ka bërë këto. Familia ime nuk ka shitur predha siç mund të ketë bërë familja e atij të ka dërguar këtë zotëri këtu. Koha e njerëzve që vrasin njerëz në Gërdec, të cilët mbajnë familjet me bukë ka mbaruar. Në 5 maj në orën 10:00 do të jemi të gjithë në varrezat e dëshmorëve sepse për dëshmorët, të cilët në një kohë të vështirë dhanë jetën e tyre dhe vendosën që shqipëria do të shkonte në drejtimin e duhur drejt Europës.
Ndërsa pyetjeve të qytetarëve se çfarë do të bëjë Veliaj në lidhje me çerdhet, rrugëtm, kopshtet dhe parqet që sa herë ka fushata i premtohen banorëve të kësaj njësie, por që asnjëherë nuk u bë asgjë, kandidati Veliaj u është përgjigjur se ai nuk do të meret me llafe siç bën PD-ja por do paraqesë vetëm fakte.
“Ka 3 ditë që sa mbarojmë ne dalin ata tek shqupi për punët e bashkisë. Unë kam një pyetje: Pse në 4 vite këta nuk dolën nga 3 herë në ditë e të flisnin për arritjet? Të njëjtën gjë do bëjnë edhe sot sapo të mbarojmë ne. Këta mendojnë se ne jemi budallenj , por jo dhe në datën 21 qershorë ne do tu kthejmë përgjigjen e duhur dhe do tu tregojmë se ne meremi me fakte e jo me llafe.
Bashkia në 213 kishte 170 milion lekë për investime për kopshte e çerdhe, ai investoi 0 lekë për to dhe nuk bëri asgjë. Në 2014 Edi Rama dha 580 milion lekë, por shpenzoi vetëm një përqindje të vogël me të cilat bëri vijat e bardha që nuk i shërbejnë askujt dhe që i mer shiu i parë që bie. E ndërkohë nga ana tjetër fajsojnë Kryeministrin Rama që nuk ju dha fonde.
Ne do të fusim konceptin e referendumeve lokale që çdo qytetarë të mund të thotë se ku e do investimin sepse është lagja ajo e cila duhet të vendosë se çduhet bërë sepse janë vetëm banorët ata që i dinë më shumë se çdokush tjetër problemet e zonës.
Bashkia paguan 580 pastrues dhe ne na nxorri një studim evropian si vend shumë i papastër.Pse është kështu ndërkohë që ka kaq shumë pastrues, apo ata nuk punojnë , por vetëm paguhen nga taksat tona dhe shkojnë në mitingjet e Lulit. Le të shkojnë, por edhe të punojnë.
Paguhen 1800 veta për ujësjellësin dhe tirana është pa ujë. Çfarë bëjnë këta qytetarë, apo shkojnë vetëm në mitingjet e Lulit. Le të shkojnë por të punojnë për ujsjellësin”, tha Veliaj. 
Sigal