Veliaj në njësinë 7, qytetarët: “Për 4 vjet nuk është vënë asnjë send”

457
Çështja e legalizimeve dhe rrugët e shkatërruara ishin dy nga shqetësimet kryesore që banorët e njësisë 7 në Tiranë, i shprehën kandidatit të koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.
“Për 4 vjet këtu s’është vënë asnjë send, asnjë tullë dhe rrugët janë copë copë”, u shpreh një banor. “Mua më intereson rruga dhe të bëhen legalizimet”, tha një tjetër.
“Në këtë rrugë jetojnë edhe të majtë, edhe të djathtë. Dy zgjidhje kemi: ose u japim edhe një shans të na gënjejnë ata që na gënjyen për 4 vjet, ose ndërrojmë dhe provojmë dikë që e ka treguar me punë se ç‘di të bëjë”, tha Veliaj gjatë takimeve të tij me banorët e zonës.
Ai deklaroi se sot kemi 400 pallate që janë pa hipotekë dhe ndryshe nga 4 vjet më parë kur kryebashkiaku actual premtonte dhënien e hipotekave, ato nuk u dhanë kurrë. “Ndaj them, kur na gënjyen një herë, faji ynë, por kur na gënjejnë dy herë s’kemi shans tjetër”, tha Veliaj.
Deputetja e PS Vasilika Hysi, tha se “në 2005 këtu u zgjodh deputet z. Basha, i cili premtoi shumë, por po të shikoni këtu nuk është bërë asgjë. Edhe në 2013 erdhi për të marrë vota, por shikojeni rrugën se si është”.
“Dy herët e para paska bërë Luli gol, edhe kur mori votat për deputet, edhe për kryetar bashkie. Në datën 21 qershor kemi ndeshjen e kthimit. T’i bëjmë një gol dhe ta çojmë në shtëpi”, tha Veliaj.
Sigal