Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj ka prezantuar ditën e sotme programin në njësinë numër 6 në kryeqytet.
Veliaj ka akuzuar kreun aktual të bashkisë për mungesë totale vëmendjeje ndaj problemeve të prekshme të kësaj lagjeje, ndërsa premtoi se me ardhjen në krye të bashkisë do të merret me gjëra konkrete, që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me jetën e banorëve, që nga rrugët, shkollat e çerdhet.
Veliaj e konsideroi absurde thirrjen e PD për t’u kthyer sërish prapa, aty ku ishim.
“Nuk ka njëri që nuk e ka kuptuar se Tirana në 4 vjet ka shkuar në kundërvajtje dhe ka nevojë urgjente për t’u kthyer në drejtimin e duhur”, tha Veliaj.