Veliaj në njësinë 5/ Një javë afat lokalet që të lirojnë hapësirat publike

474
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka prezantuar sot administratoren e Njësisë 5, ndërsa për të shkaur tek kjo njësi ai ka përdorur sërish urbanin. Në prezantimin e administratores Violeta Kile për këtë njësi, Veliaj foli për gjendjen dramatike që gjeti në urbanin e linjës. “Njësia 5 është zonë elitare në Tiranë, por linja e autobusit ku hipa sot ishte në gjendje dramatike, e denjë për në Afrikë”, tha ai. Duke folur për aksionin e ri që do ndërmarrë Bashkia atë të lirimit të hapësirave publike, Veliaj shtoi se do të nxjerrë një urdhër për çlirimin e territorit, nga i cili do konfiskohen të gjitha lokalet që shfrytëzojnë hapësirat publike. “Ambientet ku iu shërbehet qytetarëve të jenë të hapura. Lokalet 1 javë kohë, të heqin tavolinat nga hapësirat publike. Do nxjerrim një urdhër për çlirimin e territorit. Nëse gjejmë tavolina në rrugë,konfiskojmë lokalin”. Kreu i ri i bashkisë tha ndër të tjera se do të nisë një aksion për parkimet tek stadiumi “Dinamo”. Ai ndër të tjera premtoi shtimin e shkollave dhe kopshteve.
Sigal