Veliaj në njësinë 5 dhe 10, Majko: Erjoni, Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës

373
Kandidati i së majtës Erion Veliaj ka përmbyllur të martën ne mbrëmje fushatën me banorët e njësive 5 dhe 10 në Tiranë.
Në mbështetje të tij ishin deputetët Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko, të cilët e quajtën Erionin, kryebashkiakun e ri të Tiranës. “Erioni është njëri prej jush, ka pasion të luftojë, kurajo, ambicie për të punuar për ta bërë jetën më të mirë. Më 21 qershor votoni Erion Veliaj”, tha Xhafa, ndersa shtoi se, Partia Socialiste është Partia e shpresës, besimit dhe e projekteve.
Duke marre fjalen ne kete miting, Majko u shpreh se “Sot në këtë shesh të mbushur si asnjëherë tjetër, i themi Tiranës se ka nisur festa e fitores së PS dhe koalicionit të saj”. Sipas tij, “1 milion shqiptarë si asnjëherë tjetër do të japin një mesazh të qartë ashtu si ky liqen, që furnizohet nga shiu, ashtu si votat tona do ta mbushim kutinë e votimit me numrin 6, do votojnë për ëndrrën që vjen”.
Ndërsa vetë kandidati per kryetar te Bashkise Tirane, Veliaj, duke marrë fjalën tha se, qytetarët e Tiranës kanë edhe 5 ditë kohë për ta kthyer qytetin në drejtimin e duhur. Veliaj u bëri thirrje qytetarëve të votojnë, pasi vetëm kështu mund ta zgjojnë Tiranën nga gjumi për t’ju rikthyer punës.
“Kemi edhe 5 ditë që ta fitojmë bindshëm Tiranën. Jemi shumë afër fitores sonë për ta zgjuar Tiranën nga gjumi, për tua kthyer qytetarëve, për t’ju kthyer punëve. Ne kemi fituar një betejë, për të ndaluar betonizimin e parkut të liqenit dhe për t’ia kthyer Tiranës”, tha Veliaj.
Kandidati i majtë theksoi se qytetarët e kanë vetë në dorë fatin e Tiranës dhe në 21 qershor do të shkojnë në drejtimin e duhur. “Në ditët në vijim ne do të vazhdojmë betejën tonë. Ne u themi njerëzve se fatin e Tiranës e kemi vetë në dorë dhe më 21 qershor do shkojmë në drejtimin e duhur. Parkun e Liqenit nëse betonizohet apo nëse gjelbërohet e ndan vetëm një votë, vota juaj. Me një votë kemi mundësi të bëjmë, parkun e liqenit, parkun olimpik dhe parkun zoologjik. Me një votë e kemi në dorë, nëse Tiranë do rri në terr apo do ndriçohet. Unë jam në këtë garë për çdo banor, për çdo familje që dëshiron një shkollë ku ka hapësirë për të gjithë. Jam në këtë garë për çdo prind. Ka ardhur koha që ti kthejmë punën Tiranës dhe ta kthejmë në shërbim të qytetarëve. Në 21 qershor çdo votë për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur”, deklaroi Veliaj
Sigal