Veliaj në Njësinë 4: “Kandili i tyre nuk mban më, në 21 qershor duhet të ndezim dritën tonë”

35
Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ftoi banorët e Njësisë nr. 4 në kryeqytet që në 21 qershor ta shfrytëzojnë pushtetin e votës për të përfituar shërbime më të mira dhe investime, për t’i dhënë drejtimin e duhur lagjeve të tyre. Në dëgjesën e zhvilluar me ta, Veliaj tha se ka ardhur koha që në Bashkinë e Tiranës, pas 4 vitesh rrënim, të futet kultura e punës dhe të gjithë të kontribuojnë me dashuri për qytetin.
Ai kritikoi keqqeverisjen e deritanishme të Tiranës duke deklaruar se “në Tiranë, që nga koha e Edi Ramës, ka 14 mijë poça. Në kohën e Lulit u dogjën 10 mijë poça, të cilët as nuk janëzëvendësuar. Kandili i tyre nuk mban më, ndaj në 21 qershor duhet të ndezim dritën tonë”, tha Veliaj.Ai kujtoi se Njësia nr. 4 nuk ka parë asnjë investim nga bashkia këto 4 vjet, edhe pse drejtohej nga Partia Demokratike. Sipas tij, ky është rasti që tregon se demokratët justifikohen kur thonë se i bllokon qeveria. “Po bashkinë e PD-së dhe minibashkinë PD-së kush i pengon që të ndihmojnë njëra-tjetrën? Thjesht janë të paaftë për të mbaruar punë”, u shpreh Veliaj.
Ai nënvizoi se bashkia duhet t’iu shërbejë të majtëve dhe të djathtëve pa asnjë dallim. “Në Shqipëri ngjyra e lëkurës nuk është kusht për të qenë i suksesshëm sepse ne besojmë se çdo djalë, vajzë, çdo i ri, çdo e re, çdo burrë dhe grua, nuk ka rëndësi se si e kanë ngjyrën e lëkurës, në Shqipërinë solidare të gjithë mund të të suksesshëm, të gjithë mund të jetojnë me dinjitet. Për ne nuk ka rëndësi prejardhja, mbiemri apo tesera e partisë. Kur ne qeverisim, e bëjmë për të gjithë njerëzit, ndaj besojmë se ka ardhur koha që ta çojmëTiranës, të gjithësë bashku, në drejtimin e duhur”, tha Veliaj.
Veliaj shtoi se nuk ka më kohë për të humbur dhe se Tiranën e presin punët, jo fjalët. “Më datë 21 qershor këta do të shkojnë në shtëpi, por Tirana do të shkojë në drejtimin e duhur. Tirana pret punë, jo fjalë’, theksoi ai. Gjatë takimit, banorët shprehën shqetësimete tyre edhe për bllokimin e banesave sociale. Për këtëçështje, Veliaj kujtoi se janë rreth 400 banesa sociale që rrinë bosh dhe nuk shpërndahen për shkak se kryetari aktualështë i paaftë.“Një nga gjërat e para që ne duhet të bëjmë në Këshillin Bashkiak ështëndarja e banesave sociale”, përfundoi Veliaj.