Veliaj në Këshillin e Europës: Mbështesim rezolutën për zgjedhjet lokale

450
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot në Këshillin e Europës, në një diskutim për Shqipërinë dhe qeverisjen lokale se “këto zgjedhje ishin pa tensione”.
Veliaj gjatë fjalës së tij tha se “mbështesim rezolutën për zgjedhjet lokale por kemi ende për të bërë në drejtim të qeverisjes. Sigurisht, që ishtë një moment shumë i rëndësishëm dhe vendimtar për Shqipërinë dhe një test për demokracinë. Reforma territoriale ishte kryesore në tërë reformat e ndërrmara. Dua të theksoj se Shqipëria po punon më shumë në drejtim të administratës publike dhe konkurse të drejta e me meritë për qytetarët”.
Në Këshillin e Europës u ngrit edhe çështja e pjesëmarrjes së grave në zgjedhje duke u cilësuar si një hap përpara për numrin e grave në këshillat bashkiakë por kjo çështje sipas tyre, duhej parë duke marë parasysh çështjen e grave dhe jo thjesht si përfaqësim në numër. Ndërkaq, një tjetër çështje që u diskutua në Këshillin e Europës ishte bojkoti i opozitës për reformën territoriale.
Sigal