Veliaj: Ne kemi një program për çdo njësi vendore, njerëzit duan gjëra konkrete

442
Kandidati i majtë për kryetar bashkie për Tiranën, Erion Veliaj gjatë një interviste i ftuar mëngjesin e sotëm në TV News24 u shpreh se qytetarët duhet ta shikojnë fletën e votimit si një kontratë me një person që do tu shërbejë. Më tej Veliaj tha se ka premtuar e do vijojë të premtojë gjatë kësaj fushate projekte konkrete dhe të prekshme.
“Ne e kemi ndarë fushatën në dy pjesë, logjika ka qënë që të dëgjojmë fillimisht qytetarët se çfarë s’ka funksionuar dhe pjesa e dytë ka qenë për të dhënë një zgjidhje problemeve të tyre. Liderët politikë mundohen ta kthejnë në revolucion, por në fund të ditës kur shtrohen në tavolinën e bukës ata kanë halle të tjera. Njerëzit tek pjesa e dëgjesës raportojnë për një bashki që nuk është, ndërsa tek pjesa e dytë ne prezantuam një model të ri të fushatës. Ne kemi një program për çdo njësi vendore. Në fund të ditës duan të dinë për çdo rrugë, kopsht e shkollë se si do funksionojë plani ynë. Qytetarët janë lodhur nga trami dhe përrallat me mbret, njerëzit duan gjëra konkrete. Më mirë i saktë dhe i ndershëm në ato që premton se sa të premtosh çudira”, tha Veliaj.
Duke u ndalur tek projekti i Bulevardit të madh i cili tashmë është bllokuar, kandidati i ASHE për Tiranën tha se nuk janë bllokuar qytetarët dhe interesat e tyre, por “kreu i SHQUP-it dhe disa biznesmenë që synonin të përfitonin.
Sigal