Veliaj në Kashar: Një votë na ndan midis një qyteti të pistë dhe një qyteti të pastër

503
Kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës, Erion Vëeliaj ka qenë i pranishëm në Kashar nga ku ka bërë edhe përmbylljen me këta banorë. Gjatë fjalës së tij Veliaj është shprehur se kundërshtarët tanë e sakatuan Tiranën në 4 vjet, e lanë pis, nuk ndërruan dot një llampë, nuk vunë dot një pusetë dhe ja futën gjumit në Bashki, por ne kemi nevojë për zgjidhje konkrete, jo të zgjidhim hallet e SHQUP-it. Më tej Veliaj tha se Ne do të vazhdojmë me legalizimetnë Kashar, në Vaqarr, në Ndroq dhe në Pezë, nuk do të ndalemi. Propozimi ynë për Tiranën është që të gjithë bashkë, në këto 7 ditë, të shkojmë në çdo derë, të takojmë të gjithë miqtë tanë, të gjithë të afërmit tanë dhe t’u themi se për Tiranën ka një drejtim të duhur.
“Faleminderit ju që keni ardhur nga Ndroqi, nga Vaqarri, nga Peza. Entuziazmi juaj është çelësi i fitores tonë, padurimi juaj për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur është arsyeja pse ne do të fitojmë bindshëm. Ne do të fitojmë edhe më thellë në të gjitha komunat, lagjet e reja të Tiranës, që duan shërbimet që premton bashkia e re e Tiranës. Ata nuk menaxhuan dot as 4 përqind të territorit, si do menaxhojnë bashkinë e madhe? Ne na duhet ekipi që po menaxhon me sukses Shqipërinë, na duhen 61 kryetarë bashkie që nuk flenë gjumë, që nuk vijnë si turistë, që nuk shmangin qytetarët e tyre, por që i rrinë punës te koka 24 orë në ditë, 7 ditë të javës, 365 ditë të vitit. Kjo është oferta jonë për shërbimet. Miqtë e mi, ne kemi nevojë për shërbime unike, nga qendra në periferi; kemi nevojë për transport publik në Kashar, në Vaqarr, në Ndroq, në Pezë. Kemi nevojë për zgjidhje konkrete, nuk kemi nevojë të zgjidhim hallet e SHQUP-it, por të zgjidhim hallet e familjeve të gjithë bashkisë së Tiranës. Jemi e vetmja fushatë me një program specifik për çdo zonë, për t’u siguruar që ka transport publik në Kashar, që bizneset që operojnë aty do të punësojnë fillimisht djemtë dhe vajzat e Kasharit. Jam në këtë betejë për ata njerëz që janë transferuar në Kashar për një jetë më të mirë në banesat e reja, por që kanë ngelur pa hipotekë dhe pa legalizim. Në një vit bëmë 30 mijë legalizime, në 8 vjet këta bënë më pak sesa bëmë ne në 1 vit. Ne do të vazhdojmë me legalizimet në Kashar, në Vaqarr, në Ndroq dhe në Pezë, nuk do të ndalemi. Sot në Kashar dhe në gjithë Tiranën, ka 400 pallate pa hipotekë. Është e paarsyeshme, e pandershme, e palogjikshme dhe jonjerëzore që 20 mijë familje në Tiranë dhe në Kashar i shkojnë nga mbrapa një investitori të papërgjegjshëm. Është detyrë e Bashkisë që të bëjë hipotekat për 400 pallatet.
Miqtë e mi, prej shumë kohësh e kanë diskriminuar fshatin rreth Tiranës, e kanë diskriminuar Pezën, Ndroqin dhe Vaqarrin se votojnë majtas, se janë progresistë. Ka ardhur koha që t’u kthejmë shërbimet dhe investimet nga fshati. Ka ardhur koha që t’i trajtojmë të gjithë qytetarët njësoj. Shërbeva në ministri për të mos i ndarë njerëzit në majtë dhe të djathtë, madje për ata që janë të përndjekur e dinë fare mirë që i shërbyem pesë herë më shumë se sa i shërbyen të djathtët. Unë jam në këtë betejë që pas fitores tonë të kemi 24 administratorë dhe 24 njësi që i rrinë gatiqytetarëve, që nuk u mbyllin derën, por që hapin shërbime për të gjithë qytetin tonë. Nëse mbështesni këtë ide, këtë program konkret për Kasharin, për Ndroqin, për Vaqarrin, për Pezën,ngrini dorën dhe bëhuni pjesë e fitores sonë. Në shtatë ditët e ardhshme kemi nevojë për çdo dorë, kemi nevojë për çdo njeri sepse shtatë ditë bëjnë diferencën. Miqtë e mi, një votë na ndan midis një qyteti të pisët dhe një qyteti të pastër. Një votë na ndan midis shkollave pa ngrohje dhe shkollave me ngrohje. Një votë na ndan nga rrugët e shtruara dhe të ndriçuara nga rrugët skandaloze që kemi sot. Një votë na ndan nga drejtimi duhur dhe nga kundravajtja. Propozimi ynë për Tiranën është që të gjithë bashkë, në këto 7 ditë, të shkojmë në çdo derë, tëtakojmë të gjithë miqtë tanë, të gjithë të afërmit tanë dhe t’u themi se për Tiranën ka një drejtim të duhur. Ne do të fitojmë në Kashar, në Pezë, në Ndroq, në Vaqarr. Entuziazmi juaj është çelësi i fitores tonë. Pasioni juaj është inkurajim për punën tonë. Faleminderit nga zemra! Edhe 7 ditë, forca, kurajo, fitore”, përmbylli fjalën e tij Veliaj.
Sigal