Veliaj në Itali, projekte bashkëpunimi mes Puglias dhe Tiranës

437
Kryetari i Bashkisë së qytetit të Tiranës Erion Veliaj ka zhvilluar dje një vizitë pune në rajonin e Pulias në Itali. Ai është takuar me Presidentin e këtij Rajoni Mchele Emiliano si dhe me kryetarët e Bashkisë së qyteteve të Barit e Tranit.
Në qëndër të kësaj vizite qenë projektet e ardhshme të bashkëpunimit ekonomik mes këtij rajoni e Tiranës, si dhe mundësitë e investimeve të sipërmarrësve italianë në kryeqytetin shqiptar.
Gjatë pasdites Veliaj ka zhvilluar një vizitë turistike në qytetin e Tranit nën shoqërinë e kryetarit të bashkisë së këtij qyteti z. Amedeo Bottaro. Kryebashkiaku i Tiranës ka admiruar bukurinë e katedrales së këtij qyteti, portin dhe qëndrën historike të tij.
“Jam këtu, u shpreh Veliaj për të nisur një miqësi të re. Besoj se mes Shqipërisë e rajonit të Pulias ka mjaft ngjashmëri ekonomike, kemi shumë gjëra të përbashkëta që duhen shfrytëzuar më mirë. Në Shqipëri pas shqipes, gjuha më e përdorur është gjuha italiane. Në Shqipëri ka studentë italianë, sipërmarrës italianë, shefe kuzhine italianë e mendoj se është një e mirë për të gjithë të realizojmë një shkrirje mes Shqipërisë e Italisë.”
Nga ana e tij Kryetari i Bashkisë së Tranit ka kujtuar emigrantët e shumtë shqiptarë që jetojnë e punojnë në këtë territor si dhe mjaft sipërmarrës shqiptarë që punojnë gurin e Tranit, një nga pasuritë natyrore më të mira të rajonit të Pulias.
Kryebashkiaku Veliaj ka informuar se shumë shpejt do të nisin një binjakëzim për ndërtimin e ujësjellësve mes Shqipërisë e Italsië. “Ne kemi burimet hidrike të pasura, deklaroi Veliaj, ndërsa në Itali ekziston një administrim mjaft i mirë të këtij sektori.
“Shqipëria tha ai dhe pse nuk është një vend i fuqishëm me aviona e anije është një model mjaft i sukekseshëm në bashkëjetësën fetare. Familjet shqiptare janë të përbëra nga anëtarë me besime të ndryshme fetare që bashkëjetojnë mjaft mirë me njëri-tjetrin.”.
Duke përfunduar z.Erion Veliaj ka kujtuar konferencën e fundit fetare, zhvilluar pak ditë më parë në Tiranë nga komuniteti i Sant Egidios, ku morën pjesë përfaqësues të besimeve fetare nga e gjithë bota.
Sigal