Veliaj në Farkë: Vota e 21 qershorit do të bëjë diferencën

430
Nga Farka, kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës ka kërkuar që të votojnë në 21 qershor. Veliaj ka kërkuar që asnjë mos ngelet pa votuar sepse një votë e bën diferencën mes të mirës dhe të keqes.

Erion Veliaj: Mos lini njeri pa votuar në Krrabë, në Petrelë, në Bërzhitë, Baldushk dhe këtu në Farkë. një votë bën diferencën mes një rrugë të shkatërruar dhe një rruge të ndërtuar, një votë bën diferencën mes një qyteti të pisët dhe një qyteti të pastër. Një votë bën diferencën mes një shkollë të ngrohet dhe një shkollë ku thahemi së ftohetë. Një votë bën diferencën mes plehrave që grumbullohen dhe plehrave që bëhen mullar. 

Një votë bën diferencën mes një tregu për ushqimet, për bujqësinë, për fermerët… Një votë ka fuqinë ta zgjojë bashkinë nga gjumi 4 vjecar dhe ta cojë në shërbim të qytetarëve në 4 vitet e ardhshme. Si ka mundësi që PD nuk ka një model që ne ta imitojmë. Nuk ka një model të tillë sepse vetëm e majta sjell progres. Ne edhe të djathtëve is hërbejmë më shumë sesa partia e tyre histerike, apo historike.
Sigal