Veliaj në Dajt: Ne bëjmë punën Do të reformoj vjeljen e taksave

472
TIRANË – Kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj gjatë takimit me banorë të zonës së Dajtit vlerësoi se puna është përgjigjja e duhur për akuzat që vijnë sipas tij nga SHQUP-i.
“Ne merremi me gjera konkrete, kjo është përgjigjja jonë për sharësit profesionistë të SHQUP-it. Ata le të mbajnë SHQUP-in ne bëjmë punën”- tha Veliaj.Një nga premtimet konkrete që ka bërë Erion Veliaj gjatë këtij takimi ka qenë ndërtimi i gjimnazit në Qesarakë.
Veliaj theksoi se nuk mund të premtojë heqjen e të gjitha taksave për bizneseve, pasi bashkia dhe investimet nga ato realizohen, por ai theksoi se do të reformojë mënyrën e vjeljes së taksave nga bizneset në mënyrë që të gjithë të jenë njësoj.
Nuk mund të premtojë heqjen e të gjitha taksave. Pa taksa si mund të ndërtojmë gjimnazin në Qesarakë. Problemi i biznesit është se njëri i paguan tjetri jo dhe ai i ka çmimet më të ulta se s’paguan taksë. Gjeja e parë që do bëj është reformimi i mbledhjes së taksave. 
Kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj gjatë takimit me banorë të zonës së Dajtit theksoi se puna është përgjigjja e duhur për akuzat që vijnë sipas tij nga SHQUP-i. 
“Ne merremi me gjera konkrete, kjo është përgjigjja jonë për sharësit profesionistë të SHQUP-it. Ata le të mbajnë SHQUP-in ne bëjmë punën”- tha Veliaj.
Pjesë nga fjala e Erion Veliajt në takimin me banorë të Dajtit
Zgjedhjet janë çështje e familjes jo vetëm çështje yzrtarësh e burokratësh. Ndaj familjet duhet të kenë interes ndaj ygjedhjeve. Ne kemi një diskutim këto ditë. Disa thonë ygjedhjet na duhen për të luftuar qeverinë, disa i duan për njerëzit.Por ka një grup tjetër ku përkas unë dhe miqte e mi që thonë se pushteti është për njerëzit, bashkia është për njerëzit, që bashkia ta mbarojë rrugën e Dajtit. Në ekstremin e bashkisë sonë, rrugën që na lidh me Lezhën. Vetëm se ai fshat ka votuar pd ka rrugë me asphalt. Këtu në Dajt nuk ka rrugë sepse votojnë për PS. Stili i tyre është na jepni votën për të marrë rrogën. Jo, ne jemi këtu për njerëzit. Vetëm sepse kjo ka qënë një komunë e majtë, nuk ka patur rrugë. Dajti u diskriminua sepse votoi të majtën. Ata shpresojnë se njerëzit do harrojnë.Sot vajtën te një treg që e mbyllën vetë. Luli dërgoi nënkryetarin e bashkisë te tregu që e mbylli vetë. Sot i thonë njerëzve “sa keq që ja u mbyllën tregun”.
Këta jo vetëm nuk kërkojnë ndjesë, por janë edhe krenarë si gjeli mbi pleh. Ata e prishën vetën tregun, thonë si ngelët në korrupsion, kur korrupsionin e bënë vetë.Janë ekipi që shkatërroi Tiranën. Ne kemi sot një shans historik, për tu thënë që nuk i harrojmë dënglat e tyre. Ndaj, le ti themi që nuk jemi në fushatë se kemi ata inat, ne jemi në fushatë për njerëzit. Ne nuk i ndajmë njerëzit nga partia apo nga mbiemri, ndaj jemi aleanca më e fuqishem, se e kemi me qytetarët jo me partitë. Ne dhamë dëmshpërblimin, hapëm dosjet, sepse nuk ka rëndësi sa i djathtë apo fanatic i Saliut je, se edhe një i djathtë do që të ketë shkolla e arsim në Dajt, më shumë parqe dhe kopshte për fëmijët. Ndaj ne jemi përtej partive. Edhe të djathtët e dinë që ne i shërbejmë njerëzve pa dallim. Këto zgjedhje janë mundësi përtej të majtës dhe të djathtës.
Kemi çfarë themi edhe për fshatin. Patëm një amnisti shoqërore për fshatin. Plaku bëri rrush e kumblla pensionin e fshatit. Ne gjetëm borxh 500 milion dollarë në vit, fshatin e la pa pension. Ne nuk aplikuam kamat vonesë dhe gjobë për fshatarët, bëmë për herë të parë një manisti sociale.Mbi 46,000 veta në fshat blenë vitet e pensionit me një shumë shumë modeste. Komunës së Dajtit do ti japim urbanizim e zhvillim.
Njerëzit janë lodhur nga shpifjet e Salit dhe Lulit. Moda e tyre nuk do të përçajë rininë. Ndaj le të flasim për gjëra konkrete që do rinia e pensionistët dhe kështu i japim përgjigje sharësve profesionistë të SHQUP-it.
Banore e lagjies Qesarakë: Jemi lodhur sepse kemi pritur shumë Erion. Këtu kanë ardhur politikanë nga e gjithë Shqipëria. Duhet punë, çerdhe, kopshte, rrinë në kopshte private se nënat shkojnë në punë. Bizneset e vogla duhen mbështetur, duhet punësim për të rinjtë tanë. Ju presim me mirësinë më të madhe.
Erion Veliaj: Ne duhet t’i çojmë shërbimet ku janë njerëzit. Sot Tirana ka 1 milionë banorë, është rritur në progresion gjeometrik, shumëfish. Sot janë dhjetëfish fshatra në Dajt, ndërkohë që ka aq kopshte sa ishin. Tani janë të gjithë qytetarë të Tiranës. Sot Dajti është lagjie e Tiranës. Do merrni fonde e shërbime për aq sa banorë ka. Kërkesa për gjimnaz është kryesore. Do ndërtojmë gjimnazin e Qesarakës.
Ne hoqëm taksën e biznesit të vogël nga qeveria, por nuk mjafton. Biznesi diçka do paguajë si takes, por unë nuk do heq 60 taksa siç thoshte Luli që e falimentoi Bashkinë. Të thuash që do heq të gjitha taksat është mashtrim. Diskriminimi dhe trajtimi si i njerkës, ca i paguajnë dhe ca nuk i paguajnë taktat, kjo është shqetësuese. Nuk e duam këtë te pushteti lokal. Ose do e paguajnë të gjithë, ose asnjë. Kjo i acaron njerëzit.
Do reformojmë policinë e bashkisë taksave. Nuk do punoj me rrugaçë në Bashki.Do punojmë me profesionistë, jo me zhvatës e rrugëçër që rrahin qytetarët.
Ne patëm një debat me përfaqësuesit e Shqup-it për qëndrën rinore në Tiranë. Ne donim ta kthenim klubin në qëndër rinore në Tiranë, që ti shërbejë të rinjve. Ata kërkuarn shpëtimin e klubit që në fakt i ishte marrë si pronë shtetit. 
Sigal