Veliaj: Ndihmën ekonomike ia dhamë grave, PD ia jepte abuzusve partiakë

423
TIRANE – Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj vijon takimet e tij të “lamtumirës” nga kjo ministri, takime të cilat ai i kishte paralajmëruar edhe më parë më të gjitha hallkat e ministrisë të cilën ai e ka drejtuar për më shumë se 2 vite.
Në takimin e sotëm ai bëri një rezyme të plotë të punës së tij si ministër duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek reformat që janë marrë dhe kanë rezultuar mjaft të suksesshme. Ai u ndaj tek reforma për strehimin e komunitetit rom që sipas tij ishte lenë në rrugë.
Më tej ministri Veliaj ndal tek rritja e ndihmës ekonomike per familjet ne nevoje e cila sipas tij është dyfishuar.
“Ne bëmë gjënë e duhur kur vendosëm që ndihmën t’ia jepnim vetëm grave sepse ato janë më të vuajtura”, -nënvizoi Veliaj, duke theksuar se mjaft e rëndësishme ka qënë edhe reforma për personat me aftësi të kufizuar, ku sipas tij abuzimet në këtë pjesë ishin mjaft të mëdha pasi shumë persona të cilët e meritonin ndihmën ekonomike nuk e përfitonin, ndërsa shumë të tjërë pjesë e pushtetit që nuk kishin asnjë problem aftësie merrnin ndihmë ekonomike. 
​Javën e ardhshme ministri Veliaj pritet të nisë fushatën elektorale për Bashkinë e Tiranës, pasi u zgjodh si kandidat i koalicionit te majte për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.  
Sigal