Veliaj me taksistët: “Duam një bashki që të punojë me tre turne për të shkuar në drejtimin e duhur”

462
Informaliteti, kaosi me vendet e taksive, mungesa e hartës së vendqëndrimit tëtyre, problemet me policinë bashkiake dhe mosmbajtja e premtimeve nga Bashkia aktuale, ishin disa nga shqetësimet që shoqatat e taksistëve ngritën në dëgjesën e mëngjesit të sotëm me kandidatin e koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë këtij takimi, i cili u zhvillua në sheshin “Nënë Tereza”, Veliaj propozoi ngritjen e një grupi të përbashkët pune, midis bashkisë dhe sindikatës së taksistëve për të përcaktuar dhe rimenduar vendqëndrimet e mjeteve.
“Për çështjen e pozicioneve dhe rikonceptimit të pozicioneve të vendqëndrimeve në Tiranë, sipas hartës së sotme, do të krijohet një ekip i përbashkët me përfaqësues të bashkisë dhe sindikatës e më pas do tëvotohet propozimi më i mirë. Ky ekip i përbashkët duhet të listojë të gjitha institucionet problematike për t’i dhënë zgjidhje”, u shpreh Veliaj. Ai solli në vëmendje se kjo është një praktikë që ka funksionuar më parë në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Ai theksoi se detyra e tij është që të përfshijë në vendimmarrje taksitët dhe të dëgjojë nga ata problemet.
Duke kritikuar punën e bërënë këto katër vjet nga Policia Bashkiake, Veliaj theksoi se do ta ndryshojëatë. “Jo se janë të partisë, të SHQUP-it, por se janë të paaftë. Nëse polici bashkiak ka disa detyra tek manuali i punës dhe nuk i zbaton, atëherë është i paaftë. Nëse një taksi nuk të çon në destinacion, klienti merr një taksi tjetër. Po ne pse duhet të jemi te taksia e Florenc Hoxhës për katër vjet”, deklaroi Veliaj. 
Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës premtoi se do të ketë një bashki që të punojë me tre turne. “Ne kemi nevojë për një bashki që punon me tre turne. Nëse taksitë punojnë me tre turne, nëse pastrimi duhet të ndodhë me tre turne, nëse gjelbërimi duhet tëbëhet me tre turne, nëse Policia Bashkiake duhet të punojë me tre tune, atëherë edhe kryetari i Bashkisë duhet të punojë me tre turne. Duhet të ketë kryetarqë tëpunojë me tre turnesepse qyteti jeton 24 orë dhe nuk jeton me kohë të pjesshme”, deklaroi Veliaj.
Gjithashtu,ai premtoi ngritjen e Këshillit Ekonomik për Tiranën, një model, që sipas tij, funksionoi shumë mirë në ministri dhe nuk ka arsye pse të mos përsëritet edhe në bashki. “Do të kemi një Këshill Ekonomik të Bashkisë së Tiranës, ku duam të ftojmë sindikatat, bashkë me bizneset kryesore ose shoqatat e biznesit”, u shpreh Veliaj.
Në fund të fjalës së tij, kandidati socialist u zotua se nuk do të presë katër vjet që të mbajë premtimet, por do të nisë mënjeherë punën për zbatimin e tyre. 
Sigal