Veliaj me kryebashkiakun e Berlinit: “Bashkëpunim i ngushtë dhe në Bashkinë e Tiranës”

430
Flamuri shqiptar është ngritur sot në Bashkinë e Berlinit. Erion Veliaj, kandidat i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Bashkisë së Berlinit, Michael Muller, nga i cili ka marrë edhe mbështetjen për të nisur një bashkëpunim të ngushtëmenjëherëpas zgjedhjeve të 21 qershorit.
Pas bisedës me kryebashkiakun e Berlinit, Veliaj deklaroi se ky takim ishte një mundësi tepër e veçantë, sidomos për të marrë eksperiencën e nevojshme nga modeli gjerman, sidomos në çështjet e menaxhimit urban dhe të infrastrukturës. “Gjermania ka qenë njëpartner kryesor gjatë kohës që kemi punuar në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në çështjet e arsimit profesional, zyrat e punës, reformës së pensioneve etj. Më vjen mirë që do ta vazhdojmë këtë bashkëpunim me Gjermaninë, edhe në Bashkinë e Tiranës”, tha Veliaj pas takimit me kryebashkiakun Muller.
Sipas tij, Bashkia e Berlinit është sot një nga bashkitë më të suksesshme në Europë, një bashki që ka një efiçencë maksimale në investime dhe zhvillimin urban, por edhe në mënyrën se si u integruan pjesë të Berlinit, të Berlinit lindor dhe perëndimor. “Disa nga këto sfida janë shumë të ngjashme me Shqipërinë, ndaj mezi pres që pas zgjedhjeve të 21 qershorit të kemi një mundësi fantastike për të bashkëpunuar me Berlinin, ashtu siç kemi bashkëpunuar me qeverinë gjermane për të rritur cilësinë e jetës së qytetarëve tanë dhe për të mësuar nga më të mirët në çështjet e menaxhimit urban dhe të infrastrukturës”, u shprej Veliaj.
Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj do të vazhdojë bashkëpunimin e tij me Gjermaninë edhe në Bashkinë e Tiranës, ashtu siç veproi në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, por kësaj here në nivel bashkie me kryebashkiakun e Berlinit. Gjatë kohës së tij si ministër, Veliaj bashkëpunoi me gjermanët veçanërisht për reformën e pensioneve, rigjenerimin e zyrave të punës, ngritjen e shkollave profesionale sipas modelit të suksesshëm dual, apo edhe hapjen e dosjeve sipas modelit gjerman.
Ndërkaq, Veliaj është ftuar të takohet edhe me Kryetarin e Bashkisë së Romës, takim i cili duket se do të ndodhë pas 21 qershorit.
Sigal