Veliaj me bizneset: Ftoj publikisht nesër Kosovën në debat publik në TV

440
TIRANE – Erjon veliaj në dëgjesën e radhës me bizneset teksa shpalosi 10 pikat e programit të tij e ftoi nesër kundërshtarin e tij për bashkinë Halim Kosovën në një debat publik në orën 21:00 të mbrëmjes në televizion. Veliaj tha se pas një gjysmë po-je të kundërshtarit të tij ditën e djeshme është i gatshëm që të debatojë dhe të përballet për të treguar secili projektet e tij konkrete.
“Kemi pasur një rekord dëgjesash me biznesin dhe organizime të grupeve të bizneseve. Nga këto dëgjesa kemi marrë një pjesë të shqetësimeve për dështimet dhe premtimet e pambajtura dhe këto i kemi mbajtur shënim. Ne po dëgjojmë shqetësimet reale. Para tre ditësh kemi nis prezantimin e programit ku prezantuam 10 pikat tona të kontratës me rininë. Më pas kjo kontratë do rishitet në vijimësi të punës sonë. Pas kësaj prezantuam kontratën me arsimin dhe po ndjekim të njëjtin model edhe sot ku do paraqesim 10 pika për biznesin. Ne nuk duam një fushatë me barcaleta por një fushatë serioze.
Në 2014 52% e bizneseve të reju u regjistruan vetëm ne Tiranë dhe ky është një sinjal i mirë për kryeqytetin. Ka shumë qytetarë që përfitojnë nga bizneset. Për Tiranë qeveria më e rëndësishme është bashkia dhe kur ka një bashki që merr mungesë se ka me përparësi problemet e partisë mendoj se duhet të nxjerrim disa mësime nga e kaluara dhe unë kam mësuar çfarë nuk duhet ët bëjë një kryebashkiak që është injorimi i bizneseve.
Pjesa më energjike e këtij qytetari janë bizneset e mesme dhe të vogla. Pas tre javësh kemi pasur një gjysmë po nga kandidati tjetër për të patur një debat publik. Nesër në 9 të darkës jam gati ta pres kundërshtarin në një debat publik në televizion. Unë do paraqitem me projektet e mia. E ftoj kolegun tim që të diskutojmë për programe konkrete,” – tha Veliaj. 
Sigal