Veliaj me arstistët: Çdo cent që shpenzohet për artin, kthehet në art për qytetin

414
Kandidati i majtë i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me artistët, ku është njohur me problematikat që ata hasin prej vitesh. Gjatë fjalës së tij, Veliaj ka akuzuar Bashkinë e Tiranës se deri më tani nuk ka shpenzuar fondin për kulturën, ndërsa shtoi se ka formula të cilat mund të aplikohen për t’i dhënë frymëmarrje artit dhe kulturës në kryeqytet. 
“Bashkia nuk shpenzoi fondin për kulturën. Menaxhimi i këtij fondi nuk ka funksionuar. Por ka formula ku biznesi ka interes. Ne duam të gjejmë hapësira sesi mund ta plotësojmë fondin për artistët me fonde të tjera. Teatri dhe teatri i kukullave duhet t’i kthehen bashkisë. Pasi qeverisja qendrore nuk mund t’i bëjë të gjitha. 
Çdo cent që shpenzohet për artin, kthehet në art për qytetin. në një qytet më stres dhe të dhunshëm ndonjëherë, duhet sa më shumë art, muzikë. pasi kështu edhe qyteti menaxhohet më mirë kur gjenerohet art dhe kulturë, është antidoti më i mirë ndaj stresit. Kur ka vullnet ka gjithmonë një rrugëzgjidhje, dhe shtetit nuk i mungojnë as hapësirat, e as paratë”, tha Veliaj.
Sigal