Veliaj mashtroi se do të hiqte e përgjysmonte TVSH-në për ushqimet jetike të shportës

50
Papagalli i Ramës po përsërit PREMTIMET e pambajtura të dy viteve më parë, por tani me ambalazh të ri për Tiranën. Të gjithë mbajmë mend kur në 2013-ën i PREMTOI qytetarëve: “Heqje apo përgjysmim i TVSH-së për ushqimet jetike të shportës.” Ky PREMTIM doli fjalë boshe dhe MASHTRIM.
Pse nuk është hequr apo përgjysmuar TVSH për ushqimet jetike të shportës? Pse shqiptarët ndërkohë që kanë pagat dhe pensionet më të ulta në Evropë kanë edhe çmimet më të larta në Ballkan?
Veliaj ishte Ministri që kishte plot 40% të buxhetit të shtetit për plotësimin e PREMTIMEVE por që rezultuan vetëm fjalë dhe MASHTRIME, të cilat po ia përmendim çdo ditë qysh prej 4 javësh.
Z. Veliaj dëshiron të rrisë taksat se mendon që kjo është zgjidhja, ndërsa ne besojmë se ulja e taksave dhe nxitja e biznesit të ndershëm sjell punësim. Sot shqiptarët ndihen të MASHTRUAR nga papagalli i Edi Ramës që vetëm flet, por nuk REALIZON asgjë.
Erioni ka veç fjalë por nuk punon për hallet e njerëzve. Ka 4 javë që çdo ditë po i kujtojmë Erionit nga një tjetër PREMTIM të thyer dhe nga një tjetër MASHTRIM. Votuesit meritojnë më shumë se fjale dhe Erioni nuk mund të ofrojë asgjë veç fjalëve boshe dhe rritjes së taksave.