Veliaj: “Ia kthejmë hapësirat publike qytetarëve, jo më zaptime të trotuareve”

397
Sigal

 

Bashkia e Tiranës prezanton rregulloren e re të administrimit të hapësirave
publike në Tiranë

Gazeta Telegraf/ Bashkia e Tiranës prezantoi sot një rregullore të veçantë, e cila përcakton
mënyrën se si do tëadministrohen hapësirat publike në kryeqytet. Rregullorja u
paraqit nga kryetari i Bashkisë sëTiranës,  
Erion   Veliaj,   gjatë  
një   takimi   ku  
merrnin   pjesë,   ndërlidhës,  
administratorë,përfaqësues të Policisë Bashkiake dhe Inspektoriatit të
Mbrojtjes së Territorit. Ai theksoi seme rregulloren e re merr fund njëherë e
mirë periudha ku hapësira publike ishte pre e çdoteke nga ana e subjekteve
private, qofshin këto biznese, apo edhe familjare. Sipas tij, tashmëpublikja
është një aset në të mirë të komunitetit dhe jo një mall pa zot.Duke bërë një
detajim të kësaj rregulloreje dhe risive që ajo sjell, kreu i bashkisë theksoi
seshënjimet që do të vendosen në trotuare do kenë si prioritet të tyre
interesin e qytetarit. “Kjorregullore është një hap cilësor për kohën që
jetojmë. Tregu i Pazarit të Ri do të jetë një ndërtregjet më moderne e duke
qenë se do të jetë një treg modern do ketë mundësi secili të shesë.Por në
momentin që secili thotë, jo nuk dua në treg, dua në trotuar, kjo nuk është një
Shqipërimoderne dhe sa të jem kryetar bashkie nuk do e inkurajoj këtë lloj
kulture. Siç bëmë teKomuna e Parisit, në disa vende edhe investimet në trotuare
do të jenë me vijën e caktuar, prado  
të   ketë   një  
vizë   me   bojë,  
ose   një   vizë  
me   pllaka   ngjyrë  
tjetër   për   të  
bërë   një“demarkacion”.

Çfarë
është e publikut dhe që nuk guxon njeri të vërë karrigen këtej dhe çfarëështë e
privatit që sigurisht kundrejt pagesës, do e përdorë atë!”, theksoi Veliaj.Më
tej, ai shtoi se rregullorja është një produkt i një pune intensive, e cila ka
marrë nëkonsideratë eksperiencat më të mira të kryeqyteteve të Bashkimit
Evropian, për të gjetur njëproporcion të saktë midis asaj çfarë do të jetë
aktivitet ekonomik dhe çfarë do të jetë aktivitetpublik. “Nuk do të lejojmë të
shiten lloj-lloj produktesh në rrugë. Nuk mund të shiten rrobanë rrugë dhe nuk
ka qytet në botë ku popullsia zhvishet dhe vishet në mes të një
kantierindërtimi, siç ndodh te Kombinati Ushqimor”, tha Veliaj. Në këtë kuadër,
kryebashkiaku iTiranës shtoi se shumë shpejt do të propozohen edhe masa
konkrete për formën që do të kenëdyqanet që shesin në rrugët kryesore, në
mënyrë që ato të jenë  të pranueshme nga
anaestetike.“Do të propozojmë që në të gjitha njësitë administrative, për
luleshitësit, tregtarët e fruta-perimeve, librashitësit, një dizajn të ri të
pikës së tyre të shitjes, diçka estetike, që të mos epengojë rrugën, por edhe
të kesh kënaqësi të bësh biznes”, deklaroi Veliaj. Një masë e tillë domerret
edhe për ambulantët, të cilët gjithashtu do duhet të respektojnë disa rregulla
estetikepër tezgat apo karrocat e tyre të shitjes. “Brenda këtij viti bashkia
do të propozojë dizajnet ekarrocave të ambulantëve, pra që jo çdo lloj teneqe
të fluturojë nëpër qytet, por të jetë diçkaestetike. Po ashtu do të përcaktojmë
edhe vendet. Patjetër duam të ndihmojmë ata njerëz qëjetojnë me djersën e tyre
dhe që kanë këtë mënyrë të të bërit biznes, por sigurisht do të fillojmë edhe
një aksion të ndalimit të shitjes së rrobave në rrugë. 

Është jo higjenike”,
thaVeliaj.Kryetari i Bashkisë së Tiranës i bëri thirrje gjithashtu
administratorëve që të informojnëbanorët e njësive të tyre për organizimin e
Maratonës së Tiranës në datën 9 Tetor, veçanërishtpër kufizimin e qarkullimit
të mjeteve gjatë zhvillimit të saj. “Për të gjithë ata që nuk janëinformuar,
bashkia ka njoftuar dhe ka shpjeguar itinerarin e maratonës nga Muzeu
Kombëtar,përgjatë “Rrugës së Durrësit”, në rrugën “Dritan Hoxha”, deri te
Kthesa e Kasharit. Kysegment do të jetë i bllokuar nga ora 5 e mëngjesit deri
në orën 14.00”, tha Veliaj. Gjithashtu,ai lajmëroi administratorët që në kuadër
të përgatitjes së buxhetit të ri për vitin 2017 tëprogramojnë dëgjesat me
qytetarët. “Do të vijmë me disa propozime për çfarë duam të investojmë në
njësitë tuaja. Mirë është qëedhe ju të bëni propozimet tuaja. Këtë vit kemi
realizuar buxhetin më të lartë të Bashkisë së Tiranës në 5 vitet e fundit dhe
do të vijojmë me këtë ritëm edhe vitin tjetër, por duam që të punojmë me dy
lista, pra një listë prioritare të projekteve që do të zbatohen me patjetër dhe
sigurisht projekte të themi, plane B, që në varësi të të ardhurave që do të
marrim nga çdo njësi, menjëherë të fusim për realizim të gjitha projektet e
tjera”, u shpreh Veliaj. Lidhur me buxhetin dhe paketën fiskale të vitit të
ardhshëm, kryetari i bashkisë bëri të ditur se një ngataksat që nuk do
ndryshojë është ajo për ndërtimin që paguajnë ndërtuesit. “Taksa e ndërtimit do
të qëndrojnë në fuqi, askush nuk duhet të ketë iluzion se do të ulet. Jami
vendosur që të jem në krah të qytetarëve. Kush bën më shumë para, do ketë
taksën më të  lartë. Në qoftë se një
njeri fiton kaq shumë, le të paguajë më shumë para, se me ato para bëjmë
shkolla dhe rrugë”, tha Veliaj. Ai deklaroi se me planin e ri urbanistik,
ndërtuesve do t’u ofrohen edhe disa mundësi të tjera alternative në mënyrë që
të heqin dorë nga zënia e hapësirave, por edhe për të kontribuar për një qytet
më solidar. Ai garantoi se puna e nisur në vitin e parë për transformimin e
Tiranës në një qytet europiando të vazhdojë edhe për vitin e dytë të mandatit,
por natyrisht me një ritëm më të lartë. “Në qoftë se mendoni se bashkia ka
punuar mirë vitin e parë, vlen ajo shprehja: Nuk keni parë gjëakoma”, përfundoi
fjalën e tij Veliaj.